LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Korridori 8 është një projekt madhor, nuk e kuptoj pse kontrata mbahet ende e fshehtë

Taravari: Korridori 8 është një projekt madhor, nuk e kuptoj pse kontrata mbahet ende e fshehtë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në emisionin Click Plus foli edhe për Korridorin 8. Ai tha se ky është një projekt madhor për vendin dhe se duhet të realizohet brenda afatit të caktuar dhe se ka besim te një kompani e madhe si “Bechtel dhe Enka”, që ka realizuar plot projekte me sukses në rajon.

Por, ai hodhi dyshime dhe tha se nuk e kupton pse kjo kontratë mbahet ende e fshehtë dhe nuk paraqitet para deputetëve në Kuvend. Sipas Taravarit, nga ana tjetër, ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt.


“Korridori 8 është një projekt madhor për vendin. Unë nuk e kuptoj pse po fshihet ky projekt, as ne nuk kemi qasje, as ministrat e mi nuk kam dijeni se janë të informuar. Bechtel dhe Enka është kompani serioze dhe unë besoj se do të përfundoj brenda 5 viteve, siç ka bërë në Kosovë, Shqipëri apo Serbi. Por, unë prapë nuk e kuptoj pse nuk bëhet transparent ky projekt. Nuk jam pishman për këtë projekt, edhe po të ishim në opozitë do ta votonim këtë projekt. Por, deputetët dhe qytetarët duhet të jenë të informuar se në fund të fundit janë edhe paratë e tyre. Nga ana tjetër ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt”, tha Taravari,

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori