LAJMI I FUNDIT:

Tanzania, vendi që po mohon prezencën e virusit në vend dhe po refuzon vaksinimin kundër COVID-19

Tanzania, vendi që po mohon prezencën e virusit në vend dhe po refuzon vaksinimin kundër COVID-19

Për muaj me radhë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi ishte pa ndonjë rast me COVID-19, kështu që nuk ka plane për vaksinimin.

Dickens Olewe i BBC ka folur me një familje që ishte duke mbajtur zi për vdekjen e një burri dhe babai, të dyshuar se kishin sëmundjen.

Dhe frika është se mes mohimit, ka shumë më tepër viktima të papranuara të këtij virusi tepër ngjitës, përcjell Telegrafi.


Një javë pasi Peter – jo emri i tij i vërtetë – mbërriti në shtëpi nga puna me një kollë të thatë dhe humbje të shijes, ai u dërgua në spital, ku vdiq brenda disa orësh.

Ai nuk ishte testuar për Covid-19.

Por më pas, sipas qeverisë së Tanzanisë, e cila nuk ka botuar të dhëna për coronavirusin për muaj me radhë, vendi është “pa Covid-19”.

Siç thuhet në shkrimin e BBC, ka pak testime dhe nuk ka plane për një program vaksinimi në vendin e Afrikës Lindore.

Kështu që është gati e pamundur të vlerësohet shkalla e vërtetë e virusit dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve lejohen zyrtarisht të flasin për këtë çështje.

Deklaratat e fundit publike kanë lënë të kuptohet për një realitet tjetër në një kohë kur disa qytetarë, si gruaja e Peter, po qajnë në heshtje vdekjen e anëtarëve të familjes që dyshohet se kanë pasur virusin.

Disa familje të Tanzanisë kanë pasur përvoja të ngjashme, por kanë zgjedhur të mos flasin, duke pasur frikë nga ndëshkimi nga qeveria.

Ndërkohë Qeveria Britanike ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vijnë nga Tanzania, ndërsa SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos shkojnë në këtë vend për shkak të coronavirusit.

“Mosmarrëveshja” për vaksinat

Që nga qershori i vitit të kaluar, kur presidenti John Magufuli deklaroi vendin “Pa Covid-19”, ai, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, kanë tallur efikasitetin e maskave, dyshojnë nëse testimi funksionon dhe ka ngacmuar vendet fqinje të cilat kanë vendosur masa shëndetësore për frenim të virusit.

Z. Magufuli gjithashtu ka paralajmëruar – pa siguruar ndonjë provë – se vaksinat kundër Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të kësaj ka nxitur tanzaniasit që të përdorin inhalimin dhe ilaçet bimore, asnjëra prej të cilave nuk është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si trajtime.

“Nëse të bardhët ishin në gjendje të gjenin vaksinën për COVID-19, ata duhet të kishin gjetur një vaksinim për AIDS, kancer dhe TB deri tani”, ka thënë Magufuli.

Dhe sigurisht OBSH nuk pajtohet.

“Vaksinat funksionojnë dhe unë inkurajoj qeverinë [e Tanzanisë] të përgatitet për një fushatë vaksinimi kundër Covid-19”, tha Dr Matshidiso Moeti, drejtori i OBSH për Afrikën, duke shtuar se organizata ishte e gatshme të mbështeste vendin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Evropa
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

Botë
Shefi i NATO-s, mohon të ketë kërcënuar me përjashtim të SHBA-së nga aleanca, nëse nuk arrin të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus

Shefi i NATO-s, mohon të ketë kërcënuar me përjashtim të SHBA-së nga aleanca, nëse nuk arrin të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus

Evropa
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Serbia
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për

SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"

Botë
Kalo në kategori