LAJMI I FUNDIT:

Tanja Fajon reagon ndaj “planit të kryeministrit slloven për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”

Tanja Fajon reagon ndaj “planit të kryeministrit slloven për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”

Eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon, ka reaguar ndaj lajmeve se kryeministri slloven Janez Janša ka paraqitur një “non-paper” me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.

Siç kanë raportuar mediat, “zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë.

Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës
Lexo po ashtu Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

Dhe lidhur me këtë, Fajon ka shkruar se pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për këtë vend është tashmë shumë i madh, përcjell Telegrafi.


“Është e nevojshme që të ketë një pozicion të qartë të Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht BeH, para se të humbasim një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe rajonit dhe njerëzve në rajon me hapa konkretë për të hedhur një shpresë të re në një perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë Fajon.

Siç ka thënë më tej Fajon, mënyra e vetme për paqe, bashkëpunim dhe bashkëjetesë të vendeve dhe kombeve në Ballkanin Perëndimor është perspektiva e tyre e qartë evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori