LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të shihni fustanin e nusërisë së Princeshës Diana në jetën reale

Tani mund të shihni fustanin e nusërisë së Princeshës Diana në jetën reale

Princesha Diana ishte një ikonë e stilit të vërtetë, me një varg pamjesh të njohura me të cilat jemi fiksuar edhe sot.

Dhe një nga veshjet e saj më të famshme është sigurisht fustani i dasmës i vitit 1981 – të cilën ne u kujtuam kohët e fundit falë rikrijimit në serialin “The Crown”.


Nëse fotografitë thjesht nuk janë të mjaftueshme, tani mund të keni shansin të shihni fustanin ikonik të Dianës në jetën reale, si pjesë e një ekspozite në Pallatin Kensington.

Veshja e Dianës, e cila ishte dizajnuar nga David dhe Elizabeth Emmanuel dhe ishte veshur nga Princesha në dasmën e saj në Katedralen St Paul me Princin Charles, shfaqet e plotë – me dizajnin e mahnitshëm, mëngët e fryrë dhe vellon ikonike 25 metra.

Princi William dhe Princi Harry i kanë dhënë fustanin ekspozitës, të titulluar “Royal Style In The Making”, e mbajtur në Pallatin Kensington nga 3 Qershori deri më 2 Janar 2022, e cila synon të eksplorojë partneritetin midis stilistëve dhe monarkisë britanike.

Kjo do të jetë hera e parë që veshja shfaqet në pallat në më shumë se 25 vjet, kështu që është një kënaqësi e vërtetë për këdo që mund të arrijë të marrë bileta! /Telegrafi/