Tango e fundit në Uashington: Sado i trishtuar dhe anashkaluar, Bideni mund të qesh i fundit
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Paramendojeni një plak që rri vetëm gjatë darkës, në një restorant të ndytë në qendër të Uashingtonit. Shpinën e ka të kthyer kah dritarja, shpatullat e përkulura, si ai klienti në pikturën e famshme të Eduard Hopperit, Nighthawks. Joe – sepse emri i plakut është Joe – duket i lodhur dhe mërzitur. Ndoshta mendon për atë që ishte, për atë që mund të kishte qenë. Sipas tij, ai është në një makth.
Megjithatë, edhe nëse ky do të ishte me të vërtetë presidenti, dhe edhe nëse Shërbimi i turpëruar Sekret ia lejon atij një moment kaq të çuditshëm privat, Joe nuk duhet të ndihet i trishtuar apo i vetëm. I kanë mbetur edhe gjashtë muaj në detyrë. Në letër ai është ende njeriu më i fuqishëm në botë. Dhe, nuk duhet të shqetësohet më për rizgjedhjen, për votat, për sondazhet apo për debatet televizive. Kujt i ndien tani se çfarë thonë ekspertët?
Joe është i lirë në mënyrat në të cilat kurrë nuk ka qenë – qëkur për herë të parë, para më shumë se 50 vjetëve, u fut në jetën publike. Futja republikanëve. Futja Kongresit. Deri në një masë, ai mund të bëjë atë që pëlqen. Në vend që të tretet në hije, i tallur si rosë e çalë, Bideni mund ta ketë ende fjalën e fundit, të shijojë të qeshurën e fundit, ta çojë atë derisa mundet. Tango e fundit në Uashington takohet me Venën e fundit të verës.
Në nëntor 1992, pas humbjes nga Bill Clintoni, George HW Bush u gjend në pozicion të ngjashëm, ndonëse i kishin mbetur vetëm dy muaj në detyrë. Ashtu si Bideni, Bushi ishte mjeshtër i politikës së jashtme dhe presidenti, jo Kongresi, e drejton politikën e jashtme. Pra, për shkak se mendonte se ishte gjëja e duhur për të bërë – por, në thelb sepse mundi – Bushi, për habinë e të gjithëve, e pushtoi Somalinë.
Të them të vërtetën, nuk ishte sukses i madh. Ndërhyrja ushtarake e Amerikës – në mbështetje të lehtësimit të urisë së OKB-së dhe ringjalljes së kombit – nxiti luftën civile në Somali. Kjo çoi në betejën e Mogadishus dhe poshtërimin më të madh ushtarak amerikan që nga Vietnami. Kjo e vuri Clintonin në një problem të madh. Megjithatë, Bushi e kishte shprehur mendimin e vet. Rrezikoni dhe anulojeni para kohe presidentin!
Ndonëse i lodhur – ishte konfuz në paraqitjen e javës së kaluar në Zyrën Ovale – Bideni ka ende kohë dhe fuqi për të ndryshuar të ardhmen e Amerikës dhe, në një farë mase, të botës. Do të lindin kriza të papritura, të cilat kërkojnë veprim. Vendimet politike mund ta detyrojnë dorën e pasuesit të tij, qoftë Kamala Harris apo Donald Trump, të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Është një muaj i përmbysur mjalti.
A do ta shfrytëzojë Bideni shansin për të ngulitur dhe zgjeruar më tej trashëgiminë e vet? Në fjalimin e tij televiziv, premtoi se do të vazhdojë me axhendën e tij të brendshme: një ekonomi më të fortë, kosto më të ulëta jetese, të drejta civile. Theksoi “shpëtimin e demokracisë sonë” nga kërcënimi i Trumpit. “Ideja e Amerikës është në duart tuaja”, tha ai. “Ne vetëm duhet ta ruajmë besimin … dhe të kujtojmë se kush jemi.”
Megjithatë, vizita e javës së kaluar e Benjamin Netanyahut, kryeministrit të Izraelit i cili është i dyshuar për krime lufte, ishte kujtesë e fortë se Bideni ka punë të papërfunduara në Lindjen e Mesme. Vizita erdhi në mes të masakrës së vazhdueshme të civilëve palestinezë në Gazë dhe pas vendimit historik të Gjykatës Botërore se pushtimi dhe shpronësimi i tokës palestineze nga Izraeli janë të paligjshme dhe se duhet të marrin fund.
A do t’i korrigjojë gabimet e mëparshme, një Biden i emancipuar me vonesë? Në mënyrë domethënëse, Harrisi u ndje e lirë të merrte qëndrim më të ashpër në bisedimet e saj me Netanyahun. Njohja nga Shtetet e Bashkuara e një shteti palestinez, të cilin ajo hipotetikisht e mbështet nëse shoqërohet me një pauzë në furnizimet me armë sulmuese për Izraelin, mund të ndryshojë gjithë dinamikën e Lindjes së Mesme.
Fjalimi demagogjik i Netanyahut në Kongres, konfliktin me Hamasin e bëri pjesë të një lufte më të gjerë me Iranin, me “armikun më radikal dhe më vrastar” të Amerikës. Ishte shaka tipike. Netanyahu ka harruar shpejtë se Bideni, kur u zgjodh për herë të parë, donte të bënte marrëveshje me Iranin.
Një president më i pranueshëm po merr detyrën në Teheran në këtë muaj. Bideni, nëse dëshiron, mund të përpiqet përsëri të ringjallë rrugën diplomatike të shkatërruar nga Trumpi. Arabia Saudite dhe Irani tashmë kanë ndërmarrë hapat e parë. Armëpushimi në Gazë, marrëveshja saudito-izraelite dhe procesi me dy shtete Palestinë-Izrael janë çmimet e kësaj.
Bideni gjithashtu ka shansin e fundit për të korrigjuar një gabim tjetër të dukshëm – dështimin e tij për t’u përballur drejtpërdrejt dhe në mënyrë efektive me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Vladimir Putini është i paduruar për rikthimin e Trumpit. Ai pret që shoku i tij mujshar të braktisë Ukrainën dhe t’ia dhurojë de facto një fitore.
Kjo do të ishte fatkeqësi. Harrisi me siguri do të mbështeste veprimet më të ashpra ndaj Rusisë, nëse Bideni bën hapin e parë. Në radhë të parë, ai duhet të paralajmërojë Putinin se sulmet ajrore, me dronë dhe raketa ndaj objektivave civile përtej vijës së frontit, duhet menjëherë të pushojnë – dhe nëse jo, do të zmbrapsen nga forcat ajrore dhe detare të dislokuara për qëllime mbrojtëse nga ShBA-ja dhe NATO. Nuk është kurrë vonë për ta theksuar vijën e kuqe.
Trashëgimia e Bidenit si kampion i demokracisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, do të forcohej jashtëzakonisht nëse ai do të fillonte reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të fliste për të drejtat universale të njeriut dhe do të ringjallte përpjekjet globale kundër përhapjes së armëve bërthamore, ndërkohë që mundet. Bideni duhet dhe në mënyrë eksplicite të garantojë mbrojtjen e Tajvanit.
Gjashtë muaj nuk janë të gjatë për të ndryshuar botën. Dyfish më me fat është ai që ka shansin e dytë. Disa zgjedhje të mira politike të Bidenit mund të ndihmojnë në reduktimin e malit të sfidave, të brendshme dhe të jashtme, që presin presidenten Harris. Ato mund të ndihmojnë pengimin e rikthimit të Trumpit.
Më e rëndësishmja, ndoshta në kohë të rrezikshme, të ndasive: Bideni ende ka një zë. “A besojmë ende në ndershmërinë, mirësjelljen, respektin, lirinë, drejtësinë dhe demokracinë?” – pyeti ai teksa nisi me përshëndetjen e tij të gjatë. “A ka ende rëndësi karakteri në jetën publike”? Përgjigja është “po” e fuqishme – por, mes zhurmës së stuhisë zgjedhore që po afron, kërkon përsëritje në intervale të rregullta nga një figurë që meriton respektin.
Mesazh për Join e muzgut, të palumtur pranë filxhanit të tij të ftohtë të kafesë: ende nuk ka mbaruar. Amerika ende ka nevojë për ty. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova