Talibanët pretendojnë se kontrollojnë 90 për qind të kufijve të Afganistanit

Talibanët kanë thënë se kontrollojnë 90 për qind të kufijve të Afganistanit.
Ata pohojnë se po kryejnë një ofensivë në Taxhikistan, Uzbekistan, Turkmenistan dhe Iran.
"Nën kontrollin tonë janë kufijtë afganë me Taxhikistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Iranin, rreth 90 për qind të kufijve", tha zyrtari i lartë i Talibanëve, Zabihullah Mujahid.
Në ndërkohë, ata kanë pushtuar zona të mëdha rurale, si dhe disa pika kryesore kufitare, kështu që ata rrethojnë qytete të mëdha.
Pa mbështetjen kryesore të SHBA-së, forcat afgane ofrojnë pak rezistencë. Ofensiva e Talibanëve shqetëson vendet kufitare, veçanërisht Taxhikistanin, i cili ka një kufi më të gjatë se 1,200 kilometra me Afganistanin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































