Talentët e ri të muzikës kosovare udhëtojnë në Suedi, falë fondacionit Sunny Hill

Fondacioni “Sunny Hill” i çon në Suedi talentët e ri të muzikës kosovareFondacioni “Sunny Hill” - i themeluar nga familja Lipa - ka bashkëpunuar me Akademinë e Muzikës suedeze “Musikmakarna” për t’iu ofruar të rinjve nga Kosova mundësinë që të jenë pjesë e kampit të kompozimit, krijimit të këngëve dhe produksionit muzikor që do të mbahet në Suedi prej 19 deri më 24 gusht. Nëntë talentë të ri të muzikës kosovare, janë gati të zhvillojnë aftësitë e tyre në kompozim, krijim të këngëve dhe produksion muzikor në një nga akademitë më prestigjioze të muzikës në botë. Falë bashkëpunimit të suksesshëm midis fondacionit “Sunny Hill” dhe akademisë “Musikmakarna” në Suedi, këta të rinj do të marrin pjesë në një kamp intensiv një javor, ku do të mësojnë nga ekspertët më të mirë të industrisë dhe do të kenë rastin të krijojnë një rrjet të vlefshëm kontaktesh në botën e muzikës.Ky projekt inovativ ka për qëllim të ofrojë mundësi të pasura edukative dhe përvojë praktike për të rinjtë nga Kosova që janë të pasionuar pas muzikës dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike në një mjedis ndërkombëtar.
Akademia e Muzikës “Musikmakarna”, është institucioni i parë edukativ kushtuar kompozimit, krijimit të këngëve dhe produksionit muzikor në Suedi. Fondacioni “Sunny Hill” është i përkushtuar të mbështesë kulturën dhe artin në Kosovë. Duke ofruar mundësi të tilla, Fondacioni investon në të ardhmen e talentëve kosovarë të muzikës dhe hap rrugë për një brez të ri të artistëve të suksesshëm. Pas edicionit më të suksesshëm të festivalit Sunny Hill në Prishtinë, mediat ndërkombëtare përfshirë BBC, The Guardian, IQ Magazine kanë shkruar pikërisht për rëndësinë e festivalit dhe hapësirën që ai ofron për zhvillimin e talentëve të ri të muzikës në vend.Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: REPUBLIKA Communications Agency+381 49 99 66 99+386 49 171717































































