LAJMI I FUNDIT:

Talebanët pretendojnë se kanë marrë kontrollin mbi “fortesën Panjshir”

Talebanët pretendojnë se kanë marrë kontrollin mbi “fortesën Panjshir”

Talebanët thonë se ata janë në kontroll të plotë të provincës afgane të Panjshir, rajoni i fundit i territorit i cili ka mbetur jashtë sundimit të tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje ka pasur luftime të ashpra, në zonën në veri të kryeqytetit Kabul, midis talebanëve dhe luftëtarëve të rezistencës.

Ndërsa një zëdhënës i talebanëve të hënën shpalli fitoren e grupit islamik.


Por luftëtarët e rezistencës thanë se ata ishin ende të pranishëm në “të gjitha pozicionet strategjike” dhe “vazhdojnë të luftojnë”.

“Talebanët nuk e kanë marrë Panjshirin, unë hedh poshtë pretendimet e talebanëve”, citohet të ketë thënë Ali Maisam, zëdhënës i Frontit të Rezistencës Kombëtare të Afganistanit (NRF), për BBC.

Ndërkohë një postim nga grupi në Twitter tha gjithashtu: “Lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë derisa të mbizotërojë drejtësia dhe liria”.

Fotografitë në mediat sociale treguan luftëtarët talebanë para portës së kompleksit të guvernatorit të provincës.

BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë ato në mënyrë të pavarur.

Ndryshe, talebanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Panjshir, një luginë e thyer malore, është shtëpia e 150,000 deri në 200,000 njerëzve.

Ajo ishte një qendër e rezistencës kur Afganistani ishte nën pushtimin Sovjetik në vitet 1980 dhe gjatë periudhës së mëparshme të sundimit të talebanëve, midis 1996 dhe 2001.

Të dielën, udhëheqësi i NRF, Ahmad Massoud, tha se ai ishte i hapur për të hyrë në bisedimet e paqes, pasi ai u bëri thirrje talebanëve të përfundonin ofensivën e tyre, por se nuk kishte asnjë përgjigje nga talebanët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori