LAJMI I FUNDIT:

Talebanët ekzekutuan 22 ushtarë afganë që donin të dorëzoheshin – publikohen pamjet rrëqethëse

Talebanët ekzekutuan 22 ushtarë afganë që donin të dorëzoheshin – publikohen pamjet rrëqethëse

CNN publikoi një video që tregon talebanët duke vrarë ushtarë afganë, të cilët dëshironin të dorëzoheshin më 16 qershor.

Në regjistrim, dikush dëgjohet duke bërtitur “Dorëzohu, komando, dorëzohu”. Pas kësaj, shihet se burra të paarmatosur dalin nga ndërtesa dhe së shpejti talebanët qëllojnë mbi ta, duke thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).

Më 16 qershor, anëtarët e Forcave Speciale Afgane u vranë nga talebanët në qytetin Dawlat Abad në provincën Faryab, afër kufirit Afganistan me Turkmenistanin.

CNN hasi në disa regjistrime të ngjarjes, verifikoi vërtetësinë e tyre dhe foli me dëshmitarët. Pamjet tregojnë trupat e ushtarëve afganë të shtrirë në treg.

https://youtu.be/g46R7peYX9g?t=4

Dëshmitarët thanë se ushtarët mbetën pa municion pas një beteje të ashpër për të mbajtur qytetin dhe shpejt u rrethuan nga talebanët. Në një video, e cila zgjat rreth 45 sekonda, një kalimtar i rastit mund të dëgjohet duke u thënë atyre në gjuhën lokale të mos qëllojnë mbi ushtarët.

“Mos i pushkatoni, mos i pushkatoni, ju lutem. Si ndodhi që pashtunët po vrasin afganët?”, tha një kalimtar. Pashtunët janë një grup etnik iranian në Afganistan.

Kryqi i Kuq konfirmoi se 22 trupa të ushtarëve afganë ishin gjetur. Këto vrasje dërgojnë mesazhin e kundërt nga pretendimet e talebanëve se ata pranojnë dorëzimin e ushtarëve dhe, në disa raste, i paguajnë ata që të shkojnë në shtëpi sepse kështu po sigurojnë territorin e Afganistanit.

Ministria Afgane e Mbrojtjes mohoi që talebanët të mbanin ushtarë dhe i tha CNN-së se ata ishin vrarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës

Botë
Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Bidenit për Gazën, por thotë se nuk është një marrëveshje e mirë

Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Bidenit për Gazën, por thotë se nuk është një marrëveshje e mirë

Azia
Ylli i filmave për të rritur thotë se Donald Trump duhet të burgoset

Ylli i filmave për të rritur thotë se Donald Trump duhet të burgoset

Amerika
Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s

Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Kalo në kategori