Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në katër javët e fundit, kanë shqiptuar rreth 200 gjoba për taksitë ilegale, ndërkaq përgjatë katër muajve të fundit, kanë shqiptuar rreth 500 gjoba.
Sa i përket shumës së gjobave të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi, shpreson që të ketë ndryshime në legjislacion dhe gjobat për këtë lloj veprimtarie ilegale të ashpërsohen akoma më shumë.
Dushi për KosovaPress-in, ka thënë se gjobat janë shqiptuar ndaj taxive të rregullt, por pa leje të punës, autobusë që shpeshherë nuk respektojnë orarin e tyre dhe hyn nëpër qendër të qytetit për të arritur në destinacionet e tyre më lehtë, kombi-busa dhe gjithçka që inspektorati konsideron se janë duke funksionuar pa lejen e organeve kompetente të kryeqytetit.
“Këto katër javët e fundit janë mbi 200 gjoba të cilat janë shqiptuar për arsye të ndryshme, për taxi të rregullt por pa leje të punës, të cilëve u ka skaduar apo akoma nuk janë pajisur, por si kompani kanë licencë për të vepruar, kemi taxi ilegal që veprojnë gjithandej në kryeqytet edhe nga komunat e tjera përreth dhe të cilët me thënë të drejtë shkaktojnë mjaft probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, për autobusë të cilët shpeshherë nuk respektojnë orarin e tyre, por futen nëpër qendër të qytetit, për të arritur në destinacionet e tyre më lehtë, dhe për taxi të tjerë të cilët funksionojnë, kombi-bus”, ka thënë Dushi.
“Inflacioni ka përfshirë edhe këto gjoba dhe prandaj po duken të mos jenë mjaftueshëm të efektshme për faktin se pavarësisht që ne po shqiptojmë gjoba, ata po vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Në anën tjetër, gjobat e pamjaftueshme dhe kapacitetet e pamjaftueshme të inspektoratit për të qenë vazhdimisht në teren, po e mundësojnë që megjithatë ata gjejnë hapësirë të veprojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre ilegale”, është shprehur ai.
Ai ka shtuar se është në fazën e diskutimeve edhe konfiskimi i mjeteve.
“Variojnë varësisht nga natyra e shkeljes, nga 50 deri në 500 euro, ka gjoba të cilat shqiptohen, konfiskohen targat për një periudhë të caktuar të shkurtët kohore. Megjithatë jemi duke shpresuar edhe në disa ndryshime të cilat janë duke ndodhur në legjislacionin në fuqi, ku parashihen që gjobat për këto lloj veprimtarie ilegale të ashpërsohen akoma më shumë..
Parashihet madje edhe konfiskimi i autobusëve, veturave ose kombi-busëve për një periudhë më të gjatë kohore. Edhe rritja e gjobave do të ndikojë pozitivisht në vënien në rend të kësaj problematike”, ka shtuar Dushi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Rama: Protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç bëjnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës

Vazhdon greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë

Ndërtimi i objektit për të moshuarit në Podujevë, Bulliqi: Vend ideal për qëndrim ditor

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës