Një tjetër përplasje në horizont. Kësaj radhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për të shumëdebatuarën “taksë evropiane mbi gjigantët e internetit”.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, u ka dërguar një letër homologëve të tij në Itali, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, në të cilën e cilëson të paligjshme taksën në fjalë për kompani si Google, Amazon ose Facebook, përcjell Telegrafi.
Kjo lëvizje që vjen në një kohë kur fushata presidenciale në SHBA ka nisur rrezikon t’i vendosë vendet evropiane në pozicionin më të pakëndshëm: atë të objektivit që u ofrohet grupeve të interesit në shtetet që kanë rol kyç në rizgjedhjen e Donald Trump.
Një raund i ri i tarifave amerikane për prodhuesit “Made in Italy” dhe vende të tjera të Evropës tashmë po ngrihet në horizont, ndërsa “thyerja” mes dy anëve të Atlantikut për taksimin e të ashtuquajturve Big Tech sa vjen e bëhet më e afërt.
Letra e Mnuchinit, një ish-bankier i “Goldman Sachs” synon të frenojë negociatat mbi mënyrën se si do të tatohen në Evropë kompanitë amerikane, Google, Amazon ose Facebook. Mes rreshtash, kërcënimi është i qartë: do të ketë një hakmarrje tregtare nëse Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe nuk bëjnë një hap mbrapa për taksën e Big Tech, e parashikuar në buxhetet që tashmë kanë hyrë në fuqi për këtë vit.
Për momentin, megjithatë, është pikërisht kjo ajo që po ndodh. Katër qeveritë evropiane kanë aplikuar tashmë takën në fjalë, në rastin e Italisë dhe vendeve të tjera, taksa do të ketë 3 për qind të xhiros së shërbimeve dixhitale – nga reklamimi, deri në e-commerce, deri te përdorimi i të dhënave – për grupe me madhësi të konsiderueshme.
Në ditët në vijim pritet një letër përgjigje, e hartuar në unison nga homologët evropianë të Mnuchinit. Tashmë është e qartë se ata nuk do të mund të heqin dorë nga masat që janë miratuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre