LAJMI I FUNDIT:

Taksa dhe dialogu, nesër sjellin në Kosovë zyrtarin e lartë amerikan

Taksa dhe dialogu, nesër sjellin në Kosovë zyrtarin e lartë amerikan
AFP PHOTO

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë.

Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e të dyja palëve për vazhdim të dialogut, do të nis më 8 dhe do të përfundojë më 9 mars.


Kjo vizitë pritet të jetë vendimtar lidhur me epilogun që do të marrë taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”.

Më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Kujtojmë se javën që lamë pas, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, si dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

E, kërkesat e Amerikës kanë nxitur përplasje në mes spektrit politik në Kosovë, pasi që disa nga ta këmbëngulin se duhet të këshillat amerikane, ndërkaq të tjerët në këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj pohon se taksa duhet të pezullohet vetëm në rast se të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, kjo e fundit do ta njoh shtetësinë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori