Pas vendosjes së taksës doganore 100 për qind më 21 nëntor 2018, ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, importi i produkteve serbe është përgjysmuar, ndërsa produktet nga Shqipëria janë rritur për 54 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin “Pasqyra makroekonomike, tetor-dhjetor 2018”, për këtë periudhë ka pasur rënie të importeve të mallrave nga Serbia në masën prej 51 për qind.
Importi i mallrave gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 ka vazhduar të ketë trend rritës, duke shënuar rritje prej 6.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa sa i përket vendeve, Gjermania, Turqia dhe Kina janë tre vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importit në Kosovë.
“Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, Serbia ka qenë vendi me pjesëmarrjen më të lartë në importet e mallrave në Kosovë. Rënia vjetore e importeve me origjinë nga Serbia me rreth 51 për qind në tremujorin e katërt të 2018-së është kompensuar nga rritja e importeve me origjinë nga vendet e tjera, si Sllovenia me rritje prej 101 për qind, Shqipëria me rritje prej 54 për qind, Turqia me rritje prej 22 për qind, Kina me rritje prej 15 për qind dhe Maqedonia me rritje prej 17 për qind”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave, shkruan Telegrafi.

Rritja e importeve gjatë tremujorit të katërt i atribuohet rritjes së të gjitha kategorive të importit, me përjashtim të kategorisë “ushqime të përgatitura, pije dhe duhan”, e cila ka shënuar rënie vjetore me rreth 3.5 për qind.
Për sa i përket eksporteve gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, ato kanë shënuar rritje prej 9.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të mëparshëm.
“Vihet re se eksporti me Serbinë dhe me Malin Zi ka rënë, ndërkohë që eksporti me vendet e tjera, veçanërisht me Shqipërinë, Indinë, Gjermaninë dhe Zvicrën është rritur gjatë periudhës raportuese”, theksohet në raport.

Eksportet e metaleve bazë dhe eksportet e produkteve të plastikës dhe gomës janë kategoritë që janë rritur me rreth 17.7 për qind përkatësisht 26.7 për qind, ndërkohë, eksportet e produkteve minerare kanë shënuar rënie vjetore prej 32.7 për qind gjatë periudhës raportuese.
Gjatë tremujorit të katërt të 2018-së rreth 71.2 për qind e eksporteve kosovare u destinuan në shtetet e CEFTA-së dhe të BE-së.
“Eksporti i shërbimeve për këtë periudhë është rritur me 12.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht si rezultat i shërbimeve të ndërtimit, të shërbimeve të biznesit, të shërbimeve kompjuterike dhe informatike dhe shërbimeve të transportit, ndërkohë që shërbimet e udhëtimit kanë shënuar rënie vjetore. Importi i shërbimeve gjithashtu ka shënuar rritje vjetore gjatë periudhës tetor-nëntor 2018 me rreth 18.1 për qind, si rezultat i rritjes së shërbimeve të biznesit, të shërbimeve kompjuterike, informatike dhe telekomunikacionit dhe shërbimeve të transportit”, përfundon raporti, shkruan Telegrafi.
Në fund, si rezultat i zhvillimeve në importe dhe eksporte të mallrave dhe shërbimeve, bilanci tregtar gjatë muajve tetor-nëntor 2018 shënoi vlerën prej minus 473.4 milionë euro ndërkohë që ky bilanc në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte minus 431.8. milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës