Është zhvilluar takimi vjetor me Suedinë, në të cilin u diskutua për kontributin e Suedisë në zhvillimin e Kosovës, pasqyrën e strategjisë së bashkëpunimit zhvillimor të Suedisë, si dhe prioritetet e fushat e fokusit për periudhën 2021-2027.
Në këtë takim u trajtuan më tej më gjerësisht projektet e iniciativat ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen, me ndikim në të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin, si dhe zhvillimin ekonomik, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi shtetin suedez për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Takimet e tilla vjetore janë mundësi e thellimit të partneritetit tonë, meqenëse ato shërbejnë për të reflektuar arritjet e deritanishme, sfidat gjatë zbatimit të projekteve si dhe diskutimit të mundësive që paraqiten për të ardhmen”, është shprehur Bislimi.
“Në vijim, ai nënvizoi synimin strategjik për rritjen e ndikimit të projekteve të ndryshme, duke i ndërlidhur ato edhe me reformat, të cilat po i ndërmarrim në kontekst të procesit të integrimit evropian dhe të zhvillimit të vendit”, në njoftim.
Delegacioni i Kosovës, kryesohej nga zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Pjesëmarrës ishin dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka dhe zyrtarë të tjerë nga kabinetet qeveritare e zyrtarë civilë.
Kurse, delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ku pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ambasadës suedeze në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025