LAJMI I FUNDIT:

Takimi Thaçi-Putin, vjen reagimi i presidentit të Serbisë

Takimi Thaçi-Putin, vjen reagimi i presidentit të Serbisë

“Ne jemi të kënaqur me çdo fotografi, por secili ka politikën dhe pozicionin e vet, siç e ka Serbia”.

Këto janë fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me fotografinë në të cilën janë parë bashkë, presidenti rus, Vladimir Putin, si dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.


“Thaçi mund të ndjekë Putinin sa të dojë, por nuk do të ketë mbështetje për asgjë, nëse Serbia nuk pajtohet”, citojnë mediat serbe, presidentin serb, në një konferencë për shtyp, i cili ka shtuar se “jemi shumë larg nga pajtimi”.

Judah tregon se cili është mesazhi i takimit Thaçi-Putin për Vuçiqin
Lexo po ashtu Judah tregon se cili është mesazhi i takimit Thaçi-Putin për Vuçiqin

Vuçiq ka shtuar se ndërsa Rusia ka interesat e saj, SHBA-ja i ka të vetat gjithashtu, përcjell Telegrafi.

Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Nëse unë takohem me Trump nuk do të thotë se SHBA do të ndryshojë mendimin e vet për Kosovën, siç nuk mund ta ndryshojë fakti se Trump tha se serbët janë një komb i madh”, është shprehur tutje Vuçiq.

Ai është aq i bindur se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe, siç ka qenë deri tani, të jetë me Serbinë. /Telegrafi/