Djaloshi afgan që u bë sensacion në media pasi kishte veshur fanellën e najlonit në pamundësi të blinte një fanellë të vërtetë të Lionel Messit, më në fund e ka takuar heroin e tij.

Djaloshi dhe ylli i Barcelonës janë takuar në Doha të Katarit gjatë një organizimi në prag të miqësores që klubi katalunas do të luajë kundër Al Ahlit.


CzjS0CfWIAAeCEw

Murtaza Ahmadi vjen nga Afganistani më saktësisht nga provinca e Gazës dhe u detyrua të largohet drejt Pakistanit në maj të këtij viti.

Tani pasi u takua me Messin menjëherë mediat kanë filluar të shkruajnë dhe gjashtëvjeçari edhe një herë është bërë kryetemë e medieve.

Më poshtë keni fotografi dhe video nga takimi. /Telegrafi/

https://twitter.com/BarcaSpiral/status/808643500938039297

92948437 messi1

CzjZuIAXUAASV 3

telegrafi sport app