LAJMI I FUNDIT:

Takimi Reeker – Cakaj: SHBA mbështet “në mënyrë absolute” hapjen e negociatave

Takimi Reeker – Cakaj: SHBA mbështet “në mënyrë absolute” hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka bërë publike detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan Philip Reeker, i cili shërben si Ndihmës Sekretar i Shtetit.

Cakaj shkruan në një postim në Facebook se SHBA mbështet hapjen e negociatave në tetor.


“Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjike të thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor,” shkruan Cakaj.

Cakaj thotë se reforma në drejtësi është një model rajonal për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej”, thotë Cakaj.

Ministri në Detyrë Cakaj shkruan se në takim u nënvizua “marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik” midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai prek dhe rëndësinë e çështjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në takim u theksua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi,” shkruan Cakaj.

Cakaj shton se Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve, por edhe një aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës.

“ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024,” thotë Cakaj.

Ministri në Detyrë thotë se SHBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë”, përfundon Cakaj postimin në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori