LAJMI I FUNDIT:

Takimi në Washington, Thaçi: Nëse nuk arrihet marrëveshje Kosova e Serbia do të jenë humbëse

Takimi në Washington, Thaçi: Nëse nuk arrihet marrëveshje Kosova e Serbia do të jenë humbëse
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Washington është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi tha se nuk ka adresë më të besueshme për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara.

“Është takim i një rëndësie të veçantë, po themi historike, sepse për herë të parë të dy vendet tona takohen, apo kanë pranuar që të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Është një interesim do të thotë i politikës më të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga vet presidenti Trump, dhe tash kemi një angazhim shumë aktiv, dinamik dhe shumë energjik. por me të vërtetë me vizion të ambasadorit Grenell”.


“Pres që të kemi një vullnet të dyanshëm, të punojmë seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për të mirën e dy vendeve, popujve tanë. Është shumë me rëndësi që të dy vendet tona, edhe Kosova edhe Serbia, kanë treguar zotimin e vet, por edhe besimin që ky proces të jetë i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme dhe për të ardhmen e sigurt të të dyja vendeve në rrafshin edhe zhvillimor por edhe atë të vlerave euroatlantike”.

Thaçi deklaroi se Kosova është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme më 27 qershor, duke shtuar se është optimist se marrëveshja mund të arrihet, megjithëse sipas tij do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

“Ne jemi duke punuar seriozisht si institucione të Kosovës. Ne shkojmë me vullnetin që të bëjmë përparim, përparim substancial në qasjen që ne pretendojmë të punojmë. Kemi besim të plotë në përkushtimin e ambasadorit Grenell, dhe tash gjithë ekipit të administratës së Shteteve të Bashkuara që do të kyçen. Në anën tjetër mendoj që është një mundësi që asnjëra palë nuk dëshiron ta humbë, sepse një qasje negative që mund të paraqitet aty do të jetë natyrisht me një çmim, dhe Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”.

“Mendoj që ne fillimisht duhet të orientohemi se çka synojmë të arrijmë, e atë çka ne synojmë të arrijmë është respektimi i plotë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, respektimi i gjithë asaj çka ne kemi arritur, pra lirisë, pavarësisë, sovranitetit, dhe në anën tjetër duke respektuar parimet dhe standardet ndërkombëtare por edhe të fqinjësisë së mirë. Të inkorporohen gjëra të cilat ndikojnë për të mirën e të dy vendeve, për të mirën e njerëzve dhe qytetarëve tanë. Kështu që mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të duhur për arritjen e marrëveshjes me 27 qershor. Pra unë jam optimist se marrëveshja mund të arrihet, megjithëse do të jetë jashtëzakonisht vështirë”.

“Ne duhet të përgatitemi për synimin që e kemi, një marrëveshje kjo që sjell të mira për njerëzit tonë, që ndryshon qasjen zhvillimore, që sjell investime në Kosovë, që siguron dhe garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit në kuptimin më afirmativ të mundshëm, që i hap perspektivë Kosovës që të jetë pjesë në të ardhmen e afërt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian por edhe ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Unë mendoj se asnjë adresë më e mirë, më e qëlluar, më e saktë dhe e besueshme nuk ka për Kosovës sesa Washingtonin, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Si Kosovë, ne gjithmonë kemi kërkuar që në tryezë të bisedimeve të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tash jo vetëm që janë në tryezë, por janë edhe udhëheqës të këtij procesi, prandaj besimi ynë është i plotë se gjërat do të shkojnë në drejtim të mundësisë së arritjes së një marrëveshje në këtë proces që udhëhiqet nga SHBA-ja”.

Ai tha se synimi parësor i tyre është që të kenë në fund të procesit njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në gjithë organizatat ndërkombëtare.

Thaçi shtoi se nëse Kosova dhe Serbia nuk do të arrijën një marrëveshje në fund të takimit do të jenë humbëse.

“Çka nënkupton status quo? Nga ana ime nënkupton regres, mos zhvillim, mos ardhjen e investitorëve të huaj, mos rritje të mirëqenies sociale të vendit, rritje të numrit të papunësisë, mos anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mosnjohje tjera ndërkombëtare do të thotë kthim prapa për Kosovën nëse vazhdon status quo-ja, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe një regres për palën tjetër edhe për palën serbe”.

” Pra nëse nuk arrihet marrëveshje me 27 qershor, Kosova e Serbia do të jenë humbëse. Nëse arrihet marrëveshje të dyja palët do të jenë fituese e me këtë fiton edhe vlera euro-atlantike dhe natyrisht përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregohet i saktë në vendosmërinë që të arrihet një marrëveshje në mes vendeve dhe popujve të armiqësuar tash e më tepër se një shekull dhe këtë mrekulli të marrëveshjes unë besoj që mund ta bëjnë aktualisht vetëm e vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidershipi i presidentit Trump dhe përkushtimi që po tregon ambasadori Grenell”.

“Kosova pres që të përfitoj në të gjitha rrafshet, pres që të fitoj në rrafshin ekonomik, në rrafshin e konsolidimit të brendshëm, të fqinjësisë në rajon, të hapjes së perspektivës sa më të afërt për NATO e në të njëjtën kohë edhe perspektivës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Intervistën e plotë e keni këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori