LAJMI I FUNDIT:

Takimi i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, këtë herë thirret nga Gëzim Ostreni (Dokument)

Takimi i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, këtë herë thirret nga Gëzim Ostreni (Dokument)

Kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni ka thirrur kryetarët e partive shqiptare për takim dhe për të diskutuar për arritjet rreth ”Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ostreni ju është drejtuar liderëve me këtë letër:
”Të nderuar, Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht të mbikqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup.”


Përndryshe, ky takim më herët është thirrur nga kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Këto takime i ka bojkotuar Lëvizja Besa. /Telegrafi/