LAJMI I FUNDIT:

Takimi letrar “Esad Mekuli”

Takimi letrar “Esad Mekuli”

Më 17.12.2018, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, në ora 12:00 do të nis takimi letrar “Esad Mekuli”.

Pas hapjes, mbahet sesioni letrar “Poetika e Fatos Arapit”, ku do të paraqiten disa kumtesa, pastaj bëhet përurimi i disa botimeve të shkrimtarëve që janë publikuar sivjet.


Kryesia e LSHK-së, sipas propozimit të komisionit, ka vendosur që të gjithë konkurruesit të paraqiten me punime dhe juria letrare të vendosë për katër çmime: “Bardi I”, “Bardi II”, dhe dy të treta – “Bardi III” dhe “Bardi III” (komplet botimesh të Institutit Albanologjik). Punimet që nuk lexohen, nuk do të jenë në konkurrencë.

Me këtë rast dorëzohet edhe çmimi “Esad Mekuli” për krijimtari të përgjithshme të shkrimtarit. Ndërsa, marrin pjesë më shumë se 20 krijues nga viset tona jashtë Kosovës.