LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kosovë-Serbi vazhdon edhe sot në Uashington

Takimi Kosovë-Serbi vazhdon edhe sot në Uashington

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë të ditur se takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë edhe sot në Uashington.

Ai duke folur për takimin e së enjtes ka thënë se ka progres, ku sipas tij ishte një raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë.


Në Twitter, O’Brien shkroi se normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Të dyja palët bënë përparim real sot. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha O’Brien.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para gazetarëve ka theksuar se është bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha një ditë më parë Hoti.

Sipas tij, ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, theksoi ai.

Po ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të jetë e mundur të shihet dokumenti përfundimtar.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori