Sot ka hyrë në ditën e 18 bllokimi i rrugëve në veri të vendit pas vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë ndërsa lidhur me situatën në vend të hënën kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim me Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Në takimin e KSK-së u tha se këto veprime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë.
“Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it’, thuhet më tej.
Ndër të tjera u tha se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.
Pas takimit të KSK-së, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave, të cilat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq – i akuzuar për sulmin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.
E të hënën komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Komandanti i KFOR-it dhe ai i EULEX-it janë parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë, por nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë takim.
Ndërkaq, javën e kaluar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.
Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Të hënën, Policia e Kosovës e konfirmoi një sulm në fshatin Zupç të Zubin Potokut ndaj një ekipi gazetarësh të Klan Kosovës – ku si pasojë mbetën të lënduar dy gazetarë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme materiale.
Një ditë më parë kishte pasur të shtëna edhe afër një patrulle të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të hënën ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.
Incidente të ngjashme janë raportuar edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ndaj një patrulle të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
E Ministria e Mbrojtjes e Letonisë, ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonezë të KFOR-it në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre Twitter, kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh.
“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë nisur hetimet”, thuhej në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje