Nga: Gordon Brown, kryeministër britanik në vitet 2007-2010 / The Guardian (titulli origjinal: We are closer than ever to arresting Putin, but the US must play its part)
Përkthimi: Telegrafi.com
Fushata e re e duhur që bën thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte, paraqet një përshkallëzim të kërkesës për drejtësi për popullin e Ukrainës. Deri tash, dy milionë veta e kanë nënshkruar peticionin që e kërkon dënimin e Putinit.
Tashti, në prag të samitit të gushtit të BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që do të mbahet në Johanesburg, më shumë se gjysmë milionë veta veçse kanë bërë thirrje që autoritetet e Afrikës së Jugut ta fusin atë në burg – nëse Putini shkon në vendin e tyre. Ky presion publik vjen pasi liderët evropianë që u takuan në Reikjavik, i intensifikuan thirrjet për veprim të koordinuar ndërqeveritar për të gjetur një mënyrë për ta ndëshkuar Putinin për krimet që ka bërë.
Aktakuza e fundit ndaj liderit rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas, është arsyeja se pse ai mund të arrestohet në tokën e çdo vendi që ka nënshkruar statutet e gjykatës. Rusia që atëherë është hakmarrë duke lëshuar një urdhërarrest për prokurorin britanik të ICC-së, Karim Khan, në konfrontimin e shtuar mes Rusisë dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës. Rusia mbetet e bindur se Putini do të marrë pjesë në samitin e BRICS-it, por një komision i posaçëm qeveritar i krijuar nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka arritur në përfundimin se prania e Putinit do të shkelte jo vetëm ligjin ndërkombëtar, por edhe ligjet e Afrikës së Jugut, dhe ai po e këshillon Putini që të mos marrë pjesë.
Veprimi i Afrikës së Jugut është i rëndësishëm sepse, në prill, organi suprem vendimmarrës i Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) që është në pushtet, është ankuar për “zbatimin e pabarabartë” dhe “shpeshherë selektiv të ligjit ndërkombëtar”. Ramaphosa raportoi se ANC-ja ka vendosur ta largojë Afrikën e Jugut nga anëtarësimi në gjykatë, megjithëse më vonë u sqarua si “gabim në një koment”, teksa u konfirmua se Afrika e Jugut do të respektojë detyrimet e veta.
Fushata për ta arrestuar Putinin vjen në një moment të rëndësishëm të luftës, me trupat ukrainase që janë gati për të mësyrë me ofensivën pranverore, të projektuar për ta rimarrë kontrollin e pozicioneve që çojnë për në Krime. Vazhdimi i fushatës “arrestojeni Putinin”, tok me këtë kundërsulm ushtarak, paraqet një presion shtesë mbi liderin dhe klikën e tij që tashmë e dinë se janë persona non grata në shumicën e kontinenteve të botës dhe se mund të arrestohen nëse udhëtojnë jashtë Rusisë. Siç ka pohuar fituesja ukrainase e çmimit Nobel për Paqe, Oleksandra Matviichuk, kjo mund t’i shtyjë gjeneralët e Putinit që të mendojnë dy herë për t’i ndjekur urdhrat e ardhshme për të kryer krime lufte.
Në fillim të këtij viti, hetuesit e ICC-së krijuan dosjen e parë të provave që arsyeton arrestimet, duke vërtetuar se Rusia ka rrëmbyer mijëra fëmijë ukrainas. Por, ky është vetëm fillimi, meqë do të ketë akuza të tjera që do të pasojnë. Përdhunimi, torturat, masakrimet dhe bombardimet pa dallim të civilëve të pafajshëm, janë ndër krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që po hetohen. Pyetja është se cila akuzë ka më shumë gjasa të ketë sukses në sigurimin e dënimeve. Dëshmitë për krimet e luftës duhet të mblidhen në mënyrën që e lidh drejtpërdrejt Putinin me aktet e brutalitetit, dhe kjo e përfshin një punë të detajuar hetimore që mund të zgjasë me vite.
Megjithatë, akuza për agresion është e dëshmueshme, duke iu referuar fakteve të qarta të vendimeve të marra për pushtimin e territorit ukrainas. Teksa ICC-ja nuk e ka fuqinë për ta akuzuar Putinin për këtë krim themelor, një gjykatë speciale – e modeluar sipas gjykatës së ngritur në Nuremberg, për të gjykuar kriminelët nazistë të luftës – mund ta bëjë këtë.
Këtë javë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përdori takimin e Këshillit të Evropës për ta intensifikuar thirrjen e saj për një “gjykatë të përkushtuar, për ta çuar në gjyq krimin e agresionit të Rusisë”, duke i përmendur dy opsione: një gjykatë e bazuar në traktatet shumëpalëshe, sipas të cilit një grup vendesh – si Këshilli i Evropës – bien dakord të veprojnë në unison; ose, një gjykatë hibride speciale e themeluar si mbi krimin e brendshëm në Ukrainë, nga agresioni, ashtu edhe mbi ligjin ndërkombëtar.
Gjykata e tillë, që do ta kishte veton nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mund të mandatohet nga shumica e votave të 193 anëtarëve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, që mund ta akuzojë Putinin për planin për ta pushtuar Ukrainën – duke filluar nga viti 2014, kur trupat e tij zbarkuan në Krime.
Çfarëdo që të ndodhë, gushti paraqet një moment vendimtar. Putini ose merr pjesë në samitin e BRICS-it, duke e rrezikuar arrestimin, ose duke qëndruar larg ai e dëshmon frikën e vet nga arrestimi. Cilido qoftë rezultati, një vijë e kuqe do të kalohet.
Faza tjetër e fushatës për ta lënë Putinin prapa grilave do të kërkojë angazhimin tjetër amerikan. Joe Bideni ka thënë se ai është për arrestimin e Putinit, por ShBA-ja ende i shmanget krijimit të një gjykate speciale. Duhet t’ua kujtojmë atyre se nuk është e mjaftueshme të jemi vetëm të përcaktuar për një qëllim, porse duhet mbështetur edhe rrugën për atë qëllim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

Haaland zgjedh kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur këtë sezon

Kurti nga Kroacia: Në veri po merremi me ekstremistë të dhunshëm që admirojnë Millosheviqin e Putinin

KFOR-i duke ofruar siguri, serbët në protesta e kryetarët në punën e tyre - një ditë në Zveçan dhe Zubin Potok

“Më telefonuan në orën 1 e gjysmë të mëngjesit”, historia interesante e transferimit të Xabi Alonson nga Real Madridi te Bayerni

Ky është heroi që e pengoi sirianin të kryej më shumë sulme ndaj fëmijëve në Francë

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë