LAJMI I FUNDIT:

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.


Fotografia e Marko Gjuriqit me Milan Radoiçiqin, mund të ketë pasoja për Serbinë
Lexo po ashtu Fotografia e Marko Gjuriqit me Milan Radoiçiqin, mund të ketë pasoja për Serbinë

Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori