LAJMI I FUNDIT:

Takim i Zaevit me ambasadorin Jellstad: Norvegjia, pas SHBA-së, është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO

Takim i Zaevit me ambasadorin Jellstad: Norvegjia, pas SHBA-së, është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Shkup realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jern Jelstad, në të cilin u bë fjalë për anëtarësimin e vendit në NATO, procesin e
eurointegrimit, bashkëpunimin rajonal, Marrëveshjen e Prespës, avancimi që e realizoi vendi në 2,5 vitet e fundit, zbatimin e reformave, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill.

Zaev në takim u falënderua për mbështetjen e gjithanshme që Mbretëria e Bashkuar ia jep vendit tonë, duke theksuar se Norvegjia, pas SHBA-së është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO dhe shembull të cilin synojmë ta arrijmë.

Në 2,5 vitet e fundit kemi sjell vendime të guximshme, kemi shënuar histori me qëllim që t’i realizojmë qëllimet strategjike të vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, theksoi kryetari Zaev, duke shtuar se për një periudhë shumë të shkurtër kemi shënuar avancim dhe presim që BE-ja në mars, ta korrigjojë gabimin e vet historik dhe të na japë datë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim.

Zaev e njoftoi Jelstad se me koalicionin parazgjedhor me lëvizjen BESA për herë të parë në historinë e vendit është formuar koalicion parazgjedhor multietnik dhe se në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme do të ketë përfaqësim të barabartë 50:05 të burrave dhe të grave.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull në rajon, theksoi ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në shtet Jern Jelstad, duke shtuar se këtu zbatohen masa dhe reforma të cilat kanë siguruar prosperitet dhe rritje të vendeve
skandinave, që para Bashkimit Evropian, siç janë bashkëpunimi rajonal, transparenca, liria e mediumeve, rritja e ekonomisë me përfshirje të madhe të grave në tregun e punës, investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Zoran Zaev dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në vend, Jern Jelstad theksuan se marrëdhëniet e mira dhe miqësore bilaterale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve
norvegjeze në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori