Taj Mahal do të rihapet për vizitorët pasi u mbyll për gjashtë muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi për rihapjen vjen megjithë rritjeve të rasteve të reja nga sëmundja e COVID-19 në Indi.


Kjo e fundit është zona e dytë më e goditur në botë nga virusi vdekjeprurës.

Vendi i cili posedon 1.3 miliard banorë dhe disa prej zonave më të mbi-populluara në botë, ka regjistruar deri më tani rreth 5.4 milionë të infektuar gjithsej.

ff518a741d944848a5ba90a94a2d354c 18

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar rreth 92 mijë raste të reja nga sëmundja e COVID-19.

Muajve të fundit qeveria vendosi të lirojë disa prej masave kufizuese, përfshirë qarkullimin e trenave, fluturimet e domosdoshme, dyqanet, restorantet, dhe së fundmi edhe rihapjen e Taj Mahal. /Telegrafi/