LAJMI I FUNDIT:

Tahiri u bën thirrje deputetëve të mos e votojnë Ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës

Tahiri u bën thirrje deputetëve të mos e votojnë Ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që në seancën e sotme të mos e votojnë Ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Në një postim të bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se ky ligj synon të hetojë e hulumtojë krimet e luftës deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000.

“Hulumtimi i krimeve të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë duhet të vazhdojë pa asnjë dyshim. Por Qeveria e Albin Kurtit, sot e ka shtruar në agjendë të Kuvendit miratimin e ligjit për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon të hetojë e hulumtojë këto krime, deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000. Lufta në Kosovë ka përfunduar me 12 qershor 1999, me largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe nuk ka pasur luftë pas qershorit të 99-tës”, ka shkruar ai.


Tutje, shefi i deputetëve të PDK-së këtë qasje e ka quajtur antihistorike, antikombëtare e antishtetërore, “për ta paraqitur dhe akomoduar interpretimin e Serbisë përmes së cilit ajo i qaset asaj periudhe, është asgjë më shumë sesa një zell i madh e i koordinuar për t’ia përmbushur edhe një kërkesë Milan Radojçiqit”.

“Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që t’i përgjigjen arsyes e vetëdijes dhe ta refuzojnë këtë turp të pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori