LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i reagon Kurtit për takimin me sindikatat: Ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”

Tahiri i reagon Kurtit për takimin me sindikatat: Ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kritikuar takimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me sindikatat e punëtorëve, takim ky i mbajtur dje.

Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kurti nuk ishte aty për zgjidhje, pasi që sipas tij zgjidhjet nuk i ka, por siç ka shkruar ai, ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”.


Sipas tij, Kurti ishte në këtë takim me sindikatat për të blerë paqe.

“Albin Kurti, ende pa marrë mandatin për të drejtuar ekzekutivin, dje organizoi një takim me sindikatat e vendit për t’i mësuar se si duhet të sillen dhe sa të forta duhet të jenë në mbrojtje të të drejtave të tyre. Që nga themelimi i saj, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë pretenduar se përfaqësojnë masën kolektive të asaj çfarë është një shoqëri solide. Por tashmë kur pritet ta themelojë qeverinë që do ta drejtojë vetë, z. Kurti u kujdes që në vigjilje të hapave të tij si kryeministër i ardhshëm, të marrë masa për të neutralizuar instrumentin më të fuqishëm të përfaqësimit të nevojave kolektive të punëtorëve, sindikalizmin. Nuk ishte aty për zgjidhje, sepse zgjidhjet nuk i ka. Por ishte aty për të filluar kapjen e shtetit përmes “kapjes së sindikatave”. Ai ishte aty për të blerë paqe, pasi që nuk mund të jetë edhe ideologu i kolektivizmit edhe administratori që duhet ta konfrontojë atë. Ai tashmë e di se koha e liturgjisë ka marrë fund dhe koha e përgjegjësisë për të është e kudo ndodhshme. Por ai megjithatë nuk duhet të harrojë se sindikatat nuk janë mjete në duar të pushtetit, veçse kundërvënëse ndaj tij për të drejtat e tyre legjitime”, ka shkruar Tahiri në Facebook.


Ndryshe lideri i LVV-së, Albin Kurti, dje në takimin që pati me sindikatat e vendit theksoi se si qeveri e ardhshme do të fillojnë një dialog social para marrjes së ndonjë vendimi për rritje të pagës minimale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori