Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se në masë të madhe nuk janë duke u respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë.
Tahiri tha se në kryeqytet ka inspektime të vazhdueshme edhe në fushën e gastronomisë, mirëpo siç tha ai qytetarët duhet ta mbrojnë veten duke respektuar masat e rekomanduara.
”Në masë të madhe nuk po respektohen masat. Mëgjithëse ka inspektime të vazhdueshme edhe gjatë ditës, edhe në orët e vona të natës me ekipet tona. Siç e vëreni jo dhe aq shumë po respektohen masat”, tha ai.
Ai po ashtu theksoi se çdo ditë e më shumë është duke u vështirësuar monitorimi i të infektuarëve të cilët janë duke qëndruar në vetizolim nga Komuna e Prishtinës, kjo si pasoj e rritjes së numrit të rasteve, përcjell Telegrafi.
“Sa më shumë që rritet numri i të infektuarve aq më e vështirë bëhet monitorimi i qytetarëve të infektuar. Nuk kemi polic për kokë banori”, u shpreh tutje ai.
Tahiri tregoi se në një takim me kolegjiumin e inspektorateve si dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar që të ndryshohet infrastruktura ligjore.
“Dje si kolegjium i inspektorateve komunale kemi mbajtur një takim me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, një nga kërkesat tona ka qenë të ndryshohet infrastruktura ligjore përmes një amandamenti në ligj, në mënyrë që t’ju lejohet dhe policisë shqiptimi i dënimeve. Sepse vetëm inspektorëve sanitar i lejohet e drejta e shqiptimit të dënimeve, e disa komuna kanë inspektorë sanitar e disa të tjera jo. Nuk ka mjek që të mbron nga një virus, nëse nuk e mbrojmë vetëveten”, ka thënë ai.
Tahiri potencoi se nëse vet qytetarët nuk e mbrojnë veten, askush nuk mund t’i mbroj. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë