Tahiri: Qeveria Haradinaj, shembull i partneritetit me komunat e zhvillimit ekonomik lokal

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Haradinaj ka ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit
Postimi i tij i plotë:Kemi ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal Për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit duke arritur këto rezultate: Miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale i mbetur peng për disa vite: - Fuqizimi i kompetencave komunale për menaxhimin e pronave; - Lehtësira dhe procedura të thjeshtëzuara për shfrytëzimin e pronës komunale për zhvillim ekonomik; - E drejta për kthim të pronave të Agjencisë së Privatizimit dhe Agjencisë së Pyjeve për interes publik dhe zhvillim ekonomik. Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal (2019 – 2023) -Themelimi i Departamentit për zhvillim të qëndrueshëm komunal Vendimet e Qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal; Zonat Ekonomike (zhvillimin ekonomik); -Parku Inovativ Trajnues në Prizren, vazhdimësi e partneritetit ekonomik dhe politik me Gjermaninë dhe shtyse e fortë për zhvillim ekonomik dhe hapje e vendeve të reja të punës; -Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, që përfshinë hapësirë prej 500 hektarësh dhe i përgjigjet përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për partneritet strategjik me ShBA-në; -Zonat Ekonomike – Drenas; Vushtrri, Kaçanik dhe Malishevë. Shpronësimet e pronave dhe dhënies në shfrytëzim Komunës; -36 vendime për shpronësime të pronave për interes të komunave. Bartja e pronave publike për shfrytëzim në interes publik dhe të zhvillimit ekonomik lokal; -24 prona publike të bartura për shfrytëzim në interes publik. 100% partneritet me komunat 100% në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal #100% KOSOVA #100%SHTET


















































