Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri njëherësh edhe kandidat për kryetar të komunës së Podujevës ka bërë të ditur planet e tij për Podujeven në periudhën 2021-2025.
Tahiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se janë disa pyetje që u duhet një përgjigje, pyetjet janë se çfarë e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap dhe se cila është formula më e suksesshme.
Tutje ai tha se ky qytet në historinë e vet ka pasur punëtorë të tregtisë së vogël, mesme, prodhues të vogël dhe mesëm dhe se ata duhet të kenë vendin e tyre ku mund të plasojnë produktet e tyre, duke thënë se sot është e pamjaftueshme dhe e padinjitetshme dhe hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.
“Çka e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap? Cila është formula më e suksesshme? Janë pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje në mandatin 2021-2025. Ky qytet, që në historinë e vet ka pasur dhe ka punëtorë të tregtisë së vogël dhe mesme, prodhues të vogël dhe të mesëm, duhet ta kenë vendin ku ta plasojnë produktin e tyre. Ajo si është sot, është e pamjaftueshme, është e pa dinjitetshme dhe është hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm”.
“Në mandatin 2021-2025, një hapësirë, treg modern, i cili do të bëhet adresë e prodhuesve llapjanë të bujqësisë, blegtorisë, mirëpo edhe të artizanateve dhe produkteve tjera, duhet të jetë bazamenti i një adrese për zhvillim ekonomik lokal dhe për punësim. Duhet të punohet që produkti që prodhohet në Llap, të plasohet në kryeqytet, në gjithandej Kosovën, në Shqipëri, e pse jo në Kroaci dhe vende të BE-së”.
Tahiri tha se detyrë e kryetarit të komunës është që të kujdeset për të gjithë njësoj dhe se këtë do ta bëjë ai.
“Është detyrë e kryetarit të Komunës që të kujdeset për të gjithë barabar, të kujdeset që pjesa e derdhur në ara e fusha, në bujqësi e blegtori, në artizanat e kulturë, të plasohet në formën më të dinjitetshme dhe moderne. Këtë do ta bëjë!”, shkroi Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe