LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.

Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën, transmeton Telegrafi.


“Pas shkarkimit të Qeverisë së Stagnimit, sot u votua Qeveria e Status Quo-së.  Rrethanat e pandemisë që mundësuan devalvimin e institucioneve nga Albin Kurti, sot po e mundësojnë zgjatjen e këtij devalvimi nga LDK. Nga një Qeveri e integruar nën urdhrat e një njeriu arbitrar, në një Qeveri të dezintegruar nën urdhrat e hisedarëve të saj. Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm. Kjo Qeveri nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti ka shtuar më tej se qytetarët meritojnë zotimin për demokraci, zhvillim e barazi dhe se PDK po punon për këtë.

“Gjithsesi, PDK do jetë opozitë përballë kësaj Status Quo-je, siç ishte opozitë përballë rënies së demokracisë nën diktatin e Albin Kurtit. Qytetarët meritojnë zotimin tonë për demokraci, zhvillim e barazi. Partia Demokratike e Kosovës po punon dhe do të punojë për ta bërë këtë të mundur sa më parë”.

Ndryshe, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori