Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka deklaruar se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.
Përballë ftesës së Zyrës së Bashkimit Evropian për pezullimin e emërimit të noterëve të rinj, ai këmbëngul se emërimi i noterëve të rinj, mbi formulën që është paraparë si e domosdoshme dhe emergjente për të përmbushur nevojat e qytetarëve, veçmas komuniteteve jo shumicë, është tërësisht legjitim dhe duhet të ndodhë.
Deklarata e plotë e Tahirit:
Përgjatë dy viteve të fundit, pikërisht me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë zhvillimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi realizuar dhe përmbyllur shumë projekte kapitale në fushën e sundimit të ligjit.
Në mesin e reformave të ndërmarra ka qenë edhe qasja në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, të përkthyer në ofrimin e shërbimeve sa më afër tyre përmes profesioneve të lira ligjore.
Që nga themelimi i këtyre profesioneve, askush nuk është marrë me to, as për nga matja e performancës, as për nga nevojat për rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Kam pasur kërkesa nga komunitetet për t’iu mundësuar qasje në shërbimet noteriale sa më afër vendbanimeve të tyre, dhe kam pasur edhe pyetje parlamentare nga deputetët pse një gjë e tillë ende nuk po ndodhte. Përballë realitetit, reformimi i profesioneve të lira ka qenë ndër detyrat e mia të para si Ministër i Drejtësisë.
Reforma e sistemit noterial ka nisur që në fillim të vitit 2018. Bashkë me BE-në dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, kemi hartuar dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Noterinë.
Në kuadër të zbatimit të ligjit të ri dhe formulës së re 1 Noter në 10 Mijë banorë, në Prill të këtij viti, shumë kohë para se të dorë hiqej qeveria e Kryeministrit Haradinaj, kemi analizuar nevojat e qytetarëve dhe kemi shpallur konkursin publik për rekrutimin e noterëve të rinj.
Rënia e qeverisë e ka gjetur procesin pothuajse të përfunduar. Pra, nuk ka qenë një reformë që e kam nisur aty për aty, por një reformë e domosdoshme që është nisur dhe është zhvilluar përgjatë dy viteve të fundit.
Në fazën e rekrutimit, secili hap në këtë proces është bërë në përputhje të plotë me Ligjin dhe aktet përcjellëse.
Testimi i kandidatëve është bërë në Akademinë e Sigurisë Publike nën vëzhgimin e kamerave, ndërsa testi është përpiluar nga anëtarët e Komisionit Profesional, vetëm një orë para mbajtjes së provimit.
Në përputhje me rrethanat, anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Noterisë kanë shmangur konfliktin e interesit, gjë që është konfirmuar tashmë nga institucioni kompetent për këtë çështje, Agjencia Kundër Korrupsionit me opinionin që kanë dorëzuar tashmë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në anën tjetër, lidhur me pretendimet për parregullsitë eventuale, ne kemi pritur palë të interesuara, përfshirë Ambasadorë nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilëve ua kemi sqaruar në detaje rrethanat dhe ecurinë e këtij procesi.
Prandaj, sot, përballë ftesës së Zyrës së BE-së për pezullimin e emërimit të noterëve të rinj, si Ministër i Drejtësisë vlerësoj se emërimi i noterëve të rinj, mbi formulën që është paraparë si e domosdoshme dhe emergjente për të përmbushur nevojat e qytetarëve, veçmas komuniteteve jo shumicë, është tërësisht legjitim dhe duhet të ndodhë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre