LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për marrëveshjen e Washingtonit: Është një çështje shumë serioze dhe nuk të ka hije me qesh kryeministër

Tahiri për marrëveshjen e Washingtonit: Është një çështje shumë serioze dhe nuk të ka hije me qesh kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për mjegulli lidhur me marrëveshjen e Washingtonit.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për këto zotime, Tahiri ia kërkojë ekzekutivit qartësi lidhur me zbatimin ose jo të kësaj marrëveshje.


Megjithatë, adresoi kritika edhe për ish qeverinë e kaluar që tha se nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

“Në secilën fushë nga Qeveria e Kosovës po shohim shumë mjegull, paqartësi për shumë çështje të tilla. Këtë proces nuk mundemi me shkëput prej dialogut, pavarësisht se është nënshkruar në Washington, kjo ka qenë pjesë e dialogut i koordinuar në BE-në. Këtu kemi pas mini-shengenin një proces që ka dal nga BE-ja dhe po ashtu ky dukej se ka qenë një koordinimin ndërmjet tyre. Ajo çfarë sot është e rëndësishëm, qartësia e Kosovës në politikën e jashtme dhe sa i përket kësaj marrëveshje”, tha ai.

Tahiri tha se nuk ka dyshime për angazhimin e ShBA-së në fuqizimin e shtetit të Kosovës, por mënyra si është negociuar marrëveshja lënë shumë për të dëshiruar.

“Mënyrën si është negociuar dhe mënyrën si nuk është mirë shfrytëzuar ai rast në shtëpinë e Bardhë mendoj që lënë shumë për të dëshiruar”, u shpreh ai.

Duke kërkuar përgjigje konkrete, Tahiri adresoi disa pyetje ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe i tha atij të mos merret me të kaluarën, por të ardhmen.

“A keni me implementu, a keni filluar zbatimin e saj. Cilat pika keni me kërku me u ri negociuar nëse duhet. A ekziston një mundësi e tillë”, deklaroi Tahiri.

Gjatë kohës sa po fliste ai, Tahiri reagoi duke i bërë thirrje Kurtit që të mos qesh kur flitet për tema serioze.

“Është një çështje shumë serioze dhe nuk të ka hije me qesh. Koncentrohu, fokusohu, mos u merr me të kaluarën por merru me të ardhmen. Ne kemi plotësisht të drejtë që të jemi skeptik kur përmendet Albin Kurti dhe SHBA-të sepse i dimë skeptizmat e tua, por ato lej mbrapa dhe fokusohu për të ardhmen. Në mungesë të vizionit ti del dhe flet për ta kaluarën”, ka thënë Tahiri.kp/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori