LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: PDK po luan një lojë të pasinqertë me LDK-në

Tahiri: PDK po luan një lojë të pasinqertë me LDK-në

Qeveria e Republikës së Kosovës, shtyri mbledhjen për të mërkurën ku do të shqyrtohej Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Mirëpo analisti Ramush Tahiri vlerëson se kjo tregon një krizë të partnerëve të koalicionit qeverisë PDK-së dhe LDK-së.


Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PDK po luan një lojë të pasinqertë me partnerin në koalicion LDK-në.

Sipas tij, nga ana e udhëheqjes së PDK-së nuk ka pasur asnjëherë distancim ndaj deputetëve të tyre të cilët e kanë përkrahur mocionin e mosbesimit.

“Mocioni i mosbesimit ka kaluar sepse i ka marrë 42 nënshkrime, pikërisht edhe nga deputetët e PDK-së. Ndërsa nga ana e PDK-së nuk kemi pasur një distancim ndaj këtyre deputetëve që kanë vepruar kokë në vete dhe që kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen që asnjë palë e koalicionit, asnjë subjekt nuk do të përkrah në të ardhmen mocionet e mosbesimit për qeveri. Kjo konsiderohet e pandershme në këtë raport politik”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/