Tahiri: Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për impiantin, projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, nënshkrimin e marrëveshjes me BERZH për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 26 milionë euro, e ka cilësuar si projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i BERZH në Kosovë, Neil Teylor, deklaroi se “Komuna e Gjilanit është kampione sepse kjo është kontrata e parë që nënshkruhet me nivelin lokal pas kryeqytetit”. Kjo deklaratë është një indikator se ky investim padyshim e ka kthyer Komunën e Gjilanit në një partner të besueshëm për institucionet financiare si BERZH dhe BEI dhe ky fakt na bën të ndihemi mirë”, ka thënë Tahiri në konferencën për media.
Duke folur për punën 5-mujore të këtij viti, Tahiri përmendi investimet kapitale siç është projekti për modernizimin e tregut të gjelbër, vazhdimi i punimeve në lumin Mirusha me ç’rast është nënshkruar marrëveshja për financim nga MMPH dhe kryetari i komunës ne vlere prej 250 mijë euro, finalizimi i dokumentit “Plani Komunal i Veprimit të EE 2019-2021”, ku janë planifikuar masa të efiqiencës së energjisë në 7 objekte publike, ndërsa tani jemi në proces të aplikimit për financim në fondin kombëtar të EE, ku është përzgjedhur shkolla “Vebi Ibrahimi” në fshtin Uglar, transmeton Telegrafi.
Drejtoresha e DZHE u shpreh se në kuadër të programit PPP, gjatë kësaj periudhe janë në proces të realizimit të 3 studimeve të fizibilitetit për projekte në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës biznesore e sportive etj., ndërkaq ka përmendur sukseset në Panairin e Punës dhe planifikimin për panairin Gratë në Biznes.
“Në Panairin e Punës, i cili është bashkë-organizim me GIZ dhe MPMS, kanë marrë pjesë 45 biznese të cilët kane ofruar rreth 500 vende pune. Ndërsa, panairi “Gratë ne biznes” do të organizohet ne bashkëpunim të ngushtë me MTI me 17-19 korrik, gjatë kohës kur mërgimtarët gjenden për pushime në vendlindje dhe do të kenë rastin jo vetëm të njihen, por edhe të blejnë produktet artizanale të grave nga Gjilani si dhe nga komunat tjera të Kosovës:, ka deklaruar ajo në konferencën për media.
Në fund, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, tha se bashkëpunimi me donatorët është i shkëlqyeshëm, duke përmendur që janë ndar 12 grante për të rinjtë me bashkëfinancim të USAID dhe Help.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë