LAJMI I FUNDIT:

Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, flet për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, flet për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.

Sipas njoftimit për media, gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri Tahiri do të prezantoj përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Ministri Tahiri , do vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështjet penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.


Në njoftim thuhet se reformat në fushën e drejtësisë të Republikës së Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori