LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në Kuvend

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi ratifikimi i marrëveshjes për marrjen e kredisë nga Banka Botërore për financimin e reformës në skemat pensionale dhe sociale në Kosovë, është shtyrë për një seancë tjetër. Kjo pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për ta hedhur në votim këtë marrëveshje.

Në reagimin e tij, Tahiri thënë se marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të dërgohen për miratim në Kuvend.


Sipas tij, pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik.

Kredia për reformën e skemës sociale, LDK kundër e LVV nuk merr pjesë në votim
Lexo po ashtu Kredia për reformën e skemës sociale, LDK kundër e LVV nuk merr pjesë në votim

“Pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit. AAK vlerëson se pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Tahiri ka thënë se është ‘tmerri i tmerrit’ që Kuvendi ka sjellur marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to.

“E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz. Votat e AAK-së i keni sa herë që të bini marrëveshje ndërkombëtare. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të ndërtoni konsensus politik dhe mos dilni në foltore për të elaboruar çështje të cilat e prishin konsensusin. Është marre për këtë Kuvend të sillet kështu!”./Telegrafi/