LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Lista Serbe vonoi Isa Mustafën e Ramush Haradinajn ta formojnë qeverinë, por jo edhe Albin Kurtin

Tahiri: Lista Serbe vonoi Isa Mustafën e Ramush Haradinajn ta formojnë qeverinë, por jo edhe Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e kaluar, Abelard Tahiri ka akuzuar Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Lista Serbe ka vonuar votimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2014 dhe ka vonuar edhe vonimin e formimit të qeverisë se Ramush Haradinajt, por thotë se nuk ndodhi kështu edhe me qeverinë e fundit.


“Albin Kurti duhet të tregojë se çfarë marrëveshje ka me Listën Serbe, pasi ata vonuan formimin e qeverive të Isa Mustafës e Ramush Haradinajt por jo edhe të tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se ka dyshime se Lista Serbe ka kërkuar nga Kurti të ndikojë në drejtësi për të liruar nga akuzat Millan Radojçiqin.

Ai thotë se Lista Serbe ka premtuar se nuk do të futet në qeveri derisa të largohet taksa, ndërsa sipas tij si është e munduar që taksa ende nuk është larguar e Lista Serbe është në qeveri.

Tahiri thotë se Albin Kurti i fitoi zgjedhjet duke sulmuar “flamurin lara-lara” apo duke premtuar bashkimin kombëtarë por sipas tij këto nuk u përmenden ditën kur u votua si kryeministër.

Deputeti i PDK-së thotë se kalimi në opozitë nuk është aspak e vështirë por thotë se do të ishte e dhimbshme nëse do të kalonin pas katër viteve.

Ai thotë se Albin Kurti tregoi se është në gjendje të formoj ministri vetëm për të kënaqur një person.

Tahiri thotë se Kurti nuk do të ketë më shumë se një vit mandat prandaj sipas tij edhe akuzat e djeshme nga deputetët e PDK-së në adresë të Kurtit kanë qenë të nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori