LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i LDK-së me akuza të rënda: Po fshihen vdekjet nga coronavirusi

Tahiri i LDK-së me akuza të rënda: Po fshihen vdekjet nga coronavirusi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka hedhur akuza ndaj institucioneve shtetërore për fshehje të vdekjeve nga coronavirusi.

Tahiri në “Debat Plus” ka thënë se në komunën që ai drejton, Vushtrri tri raste të vdekjeve me COVID-19 nuk janë raportuar asnjëherë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka pasur veprime kriminale të fshehjes së vdekjeve në pandemi. Unë jam kryetar i Shtabit Emergjent në Vushtrri. Jo një rast, por kam tri raste të vdekjeve në Vushtrri që nuk janë raportuar. I di me emra. Nëse ka prokurori që merret me këtë hetim ne do t’ua japim edhe emrat”, deklaroi Tahiri, përcjell Telegrafi.


“Gjatë verës ka pasur fshehje dhe mos raportim të rasteve. Unë jam kryetar i Vushtrrisë dhe kemi pasur rast kur personi ka vdekur nga coronavirusi dhe nuk është lajmëruar në raportin e vdekjeve. Kemi pritur një ditë, dy ditë, një javë, dhjetë ditë, por ai nuk është raportuar kurrë”.

Tahiri ka shprehur dyshime se ndonjë prokurori do të merret me këto hetime pasi sipas tij “prokurorët linçohen çdo ditë” nga kjo qeveri.

“Unë e ftojë prokurorinë të dalin dhe të hetojnë këto raste”.

Zyrtari i LDK-së thotë se është shqetësuese që edhe forma e varrimit të viktimave me coronavirus ka ndryshua.

“Pse në fillim i varroste viktimat AVUK-u e tash kjo gjë ndryshoi”, shtoi tutje Xhafer Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori