LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Gjuriqin e ka kapur çmenduria

Tahiri: Gjuriqin e ka kapur çmenduria

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri. Me këtë rast ajo i është kundërpërgjigjur deklaratës së tij se ajo është shtetase e Serbisë dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.

Gjuriq: Edita Tahiri është qytetare e Serbisë
Lexo po ashtu Gjuriq: Edita Tahiri është qytetare e Serbisë

“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës. Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë; bëhen të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca; pra, janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri për klankosova.tv. “Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm. Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”.