LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: E njoh Ramushin, nuk i shkon ai dikujt në ora 1 të natës t’i kërkojë votë

Tahiri: E njoh Ramushin, nuk i shkon ai dikujt në ora 1 të natës t’i kërkojë votë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thëne se do të ishte gabim nëse Presidenti ka ushtruar presion ndaj deputetit Haxhi Shala.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është e saktë se Ramush Haradinaj ka shkuar në ora 1 të natës të kërkojë votë për llogari të qeverisë Hoti.


“Me sa e njoh unë Ramush Haradinajn, ai nuk e bënë një gjë të tillë që të shkojë në ora 1 të natës e të kërkojë votë. Unë i besoj fjalës së Ramush Haradinajt”.

Zyrtari i AAK-së ka komentuar edhe votën e Donika Kadajt-Bujupit.

Ai ka thënë se ka qenë prezentë që Ramush Haradinaj e ka pyetur deputeten ën fjalë për argumentin pse ka marrë një vendim të tillë për mos votimin e kësaj qeverie.

Tahiri thotë se po të ishte pyetur Presidenti Thaçi kjo qeveri nuk do të ishte ndërtuar asnjëherë, përcjell Telegrafi.

“Haxhi Shala e ka të drejtën e vet. Ramush Haradinaj po ashtu ka të drejt të shkojë te miku i shtëpisë, te bashkëluftëtari dhe të kërkojë votën. Presidenti e ka rolin unifikues. Shala ka thënë se ka votuar për hatër jo për imponim”.

Tahiri: E dhamë mesazhin, një ditë pasi qeveria e re hyri në zyre miratoi programin qeverisës
Lexo po ashtu Tahiri: E dhamë mesazhin, një ditë pasi qeveria e re hyri në zyre miratoi programin qeverisës

Zëvendëskryeministri i parë thotë se për fat të keq Kosova ka sistem të tillë që subjektet politike bëhen bashkë dhe votojnë presidentin.

“Tash Presidenti nuk mund ta shlyejë karrierën e tij politike. Por, do të ishte gabim nëse Presidenti do të kishte ushtruar presion ndaj deputetit Shala. Me sa e njoh Haxhi Shala nuk është person që ndikohet nag presionet politike”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori