LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Drafti i statutit të Asociacionit është shqetësues, po krijohet një nivel i tretë i pushtetit

Tahiri: Drafti i statutit të Asociacionit është shqetësues, po krijohet një nivel i tretë i pushtetit
Foto: Arkiv

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë për KosovaPress, se drafti i statutit të Asociacionit, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë dhe i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti është shqetësues për vendin. Sipas tij, përmes Asociacionit do të krijohet një nivel i tretë i pushtetit në vend, ku komuniteti serb në Kosovë, do të kenë një nivel të madh të vetëmenaxhimit.

Tahiri thotë se nga drafti që kanë parë dhe që është më i përafërt me draftin origjinal ka shqetësime serioze, pasi flitet për një shtrirje territoriale të komunitetit serb në Kosovë, për vetëmenaxhim të serbëve që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtjen komplet tjetër.


“Ajo çka kemi parë tani nga drafti që duket të tjetër më i përafërt me draftin origjinal të Asociacionit që tashmë e kanë institucionet e Kosovës, e ka presidentja, kryeministri por jo deputetët dhe nuk kanë dijeni qytetarët. Për atë draft që po qarkullon ka mjaft shqetësime sepse po flasim për një shtrirje territoriale dhe një vetë menaxhim të komunitetit serb, po flasim për një organizim të tyre që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtja është komplet tjetër.

Gjithkund në botë merre e sheh një asociacion e sheh, pasi e drejta e asocimit garantohet edhe me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo ato janë çështje që nuk janë thelbësore për qeverisjen e një komune që i trajton asociacioni. Çështjet që i trajton Asociacioni janë më periferike dhe që mund t’i bashkojnë komunat në çështje të ndryshme, qoftë turizëm, sport, kulturor apo të tjera, por jo në vendimmarrje, jo në shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik dhe çështje të planifikimit urban dhe rural. Këto janë kompetenca janë të institucioneve lokale dhe qendrore. Të bartën kompetenca të tilla në një institucion është mjaft serioze pasi po krijohet një nivel i tretë i pushtetit, pasi po merr kompetenca nga niveli lokal dhe në anën tjetër ka komunikim direkt me Qeverinë e Kosovës”, thotë ai.

Tahiri duke kritikuar Kurtin për qasjen e tij në dialog, thotë se ai është kryeministri i parë që sjell një draft-statut për themelimin e Asociacionit.

“Ky është kryeministri që më së paku ka folur në Kuvendin e Kosovës për dialogun dhe është kryeministri i parë që ka sjell draft-statut për themelimin e Asociacionit. Ne nuk kemi pasur draft-statut në tavolinë nga asnjë kryeministër dhe kjo është hera e parë që ndodh që kryeministri jonë pajtohet për një draft dhe mbi të cilin ka disa vërejtje. Megjithatë drafti është i pranueshëm për kryeministrin”, shton ai.

Krahas kësaj, Tahiri thekson se mostransparenca e Kurtit për Asociacionin është e papranueshme.

“Të kemi një draft, të kemi komentet të cilat nuk e dina se çfarë janë ato dhe cilat janë çështjet e ndjeshme për të cilat ka dhënë komente kryeministri Kurti sa i përket këtij drafti, i cili po del të jetë mjaft problematik dhe mjaft shqetësues. Në anën tjetër të mos jesh transparent dhe të mos komunikosh mbi të gjitha me përfaqësuesit e qytetarëve me deputetët është vërtet e papranueshme. Një proces të tillë deri sot nuk kemi pa që ka ndodh. Ju i dini raportimet e shumta të ish-kryeministrit Thaçi për 6-7 vite sa ka qenë kryeministër në raport me dialogut, në vazhdimësi para dhe pas çdo takimi”, thekson Tahiri.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të PDK-së, thotë se largimi nga agjenda e dialogut të njohjes de-jure, ka rrezikuar kompromise të mëtutjeshme, përkundër që mund të themelohet Asociacioni.

“Ajo çka do të duhej të përfitonte Republika e Kosovës që tashmë është larguar nga agjenda ka qenë njohja de-jure nga Republika e Serbisë. Themelimi i një institucioni të tillë do të duhej të përmbyllte problemet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Është kompromis mjaft i rëndë dhe mjaft i madh për Kosovën. Në anën tjetër të kemi prapë të hapur çështjen me Serbinë të mos kemi njohje de-jure dhe që të mbyllet njëherë e përgjithmonë dialogu, mendoj se është kompromis i madh që po hap rrugë për kompromis edhe më tutje, këtu është problemi. Janë të gjitha procese të rëndësishme, anëtarësimi në NATO, statusi i kandidatit dhe proceset të tjera, mirëpo përmbyllja e shtetësisë së Kosovës dhe njohja reciproke është më e rëndësishmja që t’i jep fund dialogut dhe kompromiseve të mëtutjeshme”, përfundon Tahiri.

Diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor në Prishtinë, kanë propozuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit, i cili deri më tani nuk është bërë publik nga zyrtarët qeveritar. Megjithatë, një draft e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori