LAJMI I FUNDIT:

Tableti i Motorolas do të quhet XOOM

Tableti i Motorolas do të quhet XOOM

Në fillim të muajit dhjetor për herë të parë është folur për kompjuterin e ri tablet të prodhuesit amerikan Motorola, ndërsa në atë kohë edhe kompania Google për herë të parë e pati lajmëruar versionin e saj të sistemit operativ të koduar me emrin Android 3.0 Honeycomb.

Që prej asaj kohe, krejt çka është parë nga ky sistem operativ janë vetëm disa fotografi të cilat kanë rrjedh në internet dhe një video-prezantim nga Motorola.

Tani duket se tableti i ri Android nga Motorola do të përfundojë në treg me emrin Motorola XOOM, pasi që prodhuesi i këtij tableti tashmë e ka regjistruar si markë tregtare këtë emër, i cili dedikohet për këtë kompjuter tablet.


Gjithsesi, do të jetë mjaft interesante të shihet se çka ka përgatitur Motorola në tabletin e saj të ri, ndërsa vlen të përmendet se kjo kompani ka operuar mjaft mirë gjatë këtij viti, me linjën e saj të telefonave të mençur. /Telegrafi/