Tabela e autostradës ''Miqësia'' pa gjuhën shqipe, kështu e komenton Lika (Video)

Tabela treguese e rrugës ''Miqësia'' që më herët quhej ''Aleksandri i madh'' tani më përmban informacione vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze.
Për këtë, televizioni 21 në emisionin ''10 minuta'' ka folur me zv.kryeministrin për Sistem politik dhe Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Jemi në proces të miratimit të ligjit për gjuhët e cila është në fazën e tretë dhe si të kaloj ky ligj atëherë do të themelohet edhe agjencia e cila është paraparë me ligj për implementimin e ligjit”, tha mes tjerash Lika në pyetjen pse tabelat e reja janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze e jo edhe në gjuhën shqipe. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































