Ta ndihmojmë Tarashajn, duke e votuar për më të mirin në Zvicër (Foto)

Talenti i jashtëzakonshëm i skuadrës zvicerane Grasshopper, ka qenë vendimtar për skuadrën e tij duke shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para në kampionat.
20-vjeçari llogaritët si ndër talentet më të mëdhenj në Zvicër, ndërsa së fundmi ai është në nominim nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, për lojtarin më të mirë të muajit gusht.
Tarashaj është në garë për këtë çmim së bashku me bashkëlojtarin e tij Caio, sulmuesin e Luzern, Dario Lezcano, mbrojtësin e Baselit Michael Lang si dhe mesfushorin e Sionit Carlitos.
Yllit shqiptar i nevojiten votat tona, kështu që kësaj radhe t’i lëmë anash yjet botëror dhe ta ndihmojmë Tarashajn që të zgjidhet lojtari i muajit gusht në Zvicër. /Telegrafi/
Për ta votuar Tarashajn, klikoni këtu.

Nga
Telegrafi
06/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































