Yanis Varoufakis
Britanikët janë shumë të pakënaqur. Ata që dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Evropian dhe ata që duan të qëndrojnë, janë njësoj të dëshpëruar. Qeveria e Madhërisë së saj dhe opozita laburiste janë njësoj të ndarë. Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e ndarë midis një Skocie eurofile dhe një Anglie euroskeptike, midis qyteteve angleze pro-BE (përfshirë Londrën) dhe qyteteve bregdetare dhe veriore anti-BE. As klasa punëtore dhe as ajo sunduese nuk mund të bashkohen pas ndonjë prej opsioneve të Brexit-it që mund të arrijnë në Parlament. A është habi që kaq shumë britanikë ndihen të shqetësuar dhe të braktisur nga sistemi i tyre politik?
E megjithatë, paradoksalisht, edhe pse rruga pa krye e Brexit-it është tepër e rrezikshme, britanikët duhet ta mirëpresin atë. Që prej vitit 1945, çështja e Evropës ka errësuar të paktën tetë çështje të tjera tepër të rëndësishme për Britaninë – në lidhje me veten, institucionet e saj politike dhe vendin e saj në botë. Brexit tani po i nxjerr në pah të gjitha këto dhe pakënaqësia mbizotëruese është kushti i parë i trajtimit të tyre. Në të vërtetë, Brexit mund të fuqizojë demokracinë britanike për të zgjidhur disa prej krizave të vjetra të vendit.
Fillimisht, ekziston çështja irlandeze. Edhe pse pjesërisht e zgjidhur nga Marrëveshja e të Premtes së Mirë një gjeneratë më parë, Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut po e rihap atë duke këmbëngulur që krahina, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe, të mos veçohet në asnjë mënyrë nga Uellsi ose qarqet vendase.
Çështja skoceze është ringjallur gjithashtu. Vetëm dy vjet pasi referendumi i dështuar i Skocisë për pavarësi në vitin 2014 i la nacionalistët të braktisur, referendumi i vitit 2016 i Brexit-it i ngjalli përsëri entuziazmin e tyre.
Ekziston gjithashtu edhe një çështje angleze. Largimi i ish-kryeministrit Tony Blair bëri që anglezët të mos kishin asamblenë e tyre të dedikuar ose parlamentin, duke i lënë ata të varur nga një parlament i Uestminsterit që shumë njerëz mendojnë se është i largët dhe nuk përfaqëson shqetësimet e tyre.
Brexit-i gjithashtu testoi stresin e një sistemi të ngurtë partiak të krijuar nga një sistem zgjedhor me shumicë votash që kufizon konkurrencën ndaj lojtarëve ekzistues. Si rezultat, partitë e Britanisë kanë ardhur të funksionojnë si kartele të agjendave kontradiktore.
Referendumi i vitit 2016 gjithashtu theksoi çështjen e rolit të demokracisë së drejtpërdrejtë në politikën britanike. Duke marrë parasysh thirrjet për një referendum të dytë, kur dhe si do të mbahen votimet popullore duhet të trajtohet sa më parë është e mundur.
Por, duhet të trajtohet gjithashtu edhe roli i demokracisë përfaqësuese. Brexit-i nxori në pah mitin e sovranitetit të Parlamentit kur, në procesin e largimit nga BE-ja, qeveria i mohoi Parlamentit ndonjë të drejtë të vërtetë fjale edhe për mënyrën sesi legjislacioni i BE-së duhet të transkriptohet në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar.
Brexit-i gjithashtu lëshoi një lloj zhgënjimi të ndrydhur, i cili mori formën e një paniku moral për migracionin. Lëvizja e lirë e njerëzve brenda BE-së fshehu rolin e shkurtimeve të buxhetit të brendshëm në kufizimin e shërbimeve publike dhe strehimit social, duke e bërë të pashmangshëm një rritje në ksenofobi.
Së fundi, që nga mesi i viteve 1980, pas vandalizmit të qëllimshëm të industrisë britanike të Margaret Thatcher, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është mbështetur në “mirësinë e të huajve”. Asnjë ekonomi tjetër evropiane, përveç Irlandës, nuk ka pasur nevojë për infuzione të tilla të mëdha të kapitalit të huaj. Kjo është arsyeja pse Britania mbështetet te gjërat e lira: taksat e ulëta, pagat e ulëta, kontratat pa minim orësh pune të detyruara dhe financë të parregulluar. Nëse Britani do të shkojë përtej trojkës së aftësive të ulëta, produktivitetit të ulët dhe rritjet së ngadaltë, qytetarët e saj duhet të rimendojnë vendin e tyre në ekonominë globale. Brexit është një mundësi e shkëlqyer për ta bërë këtë, ndërkohë që shmang thirrjet për paga, taksa dhe rregullime akoma më të ulëta.
Me shumë pak javë të mbetura para se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja, asnjë nga të tria mundësitë kryesore që janë ofruar – një Brexit pa marrëveshje, marrëveshja e largimit e kryeministres Theresa May me BE-në dhe shfuqizimi i Nenit 50 për të mbetur në BE – nuk ka bërë për vete një shumicë në Parlament apo në popull. Secila prej këtyre mundësive ka pakënaqësi. Skenari i mundësisë së mospasjes së asnjë marrëveshjeje godet si një lloj hapi drejt të panjohurës. Marrëveshja e Theresa May i tmerron ata që duan të qëndrojnë në BE dhe nga ata që duan të largohen shihet si një lloj dokumenti që mund ta nënshkruajë vetëm një vend i mposhtur në luftë. E fundit, një anulim i Brexit-it do të konfirmonte besimin e atyre që duan të largohen nga BE-ja se demokracia lejohet vetëm kur jep rezultate që favorizohen nga establishmenti i Londrës.
Në Britani mendojnë se ky ngërç është trishtues dhe se dëshmon dështimin e demokracisë britanike. Unë nuk pajtohem me asnjërën nga këto dy akuza. Nëse duhet të miratohet ndonjë nga tre zgjedhjet e menjëhershme, për shembull, në një referendum, pakënaqësia do të rritej dhe çështjet më kryesore që ekzistojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të mbeteshin pa përgjigje.
Nga kjo perspektivë, ngurrimi i britanikëve për të miratuar ndonjë nga zgjedhjet e Brexit-it është një shenjë mençurie kolektive dhe një mundësi e rrallë për të pranuar sfidat më të mëdha të vendit ndërsa rimendohet marrëdhënie e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në. Por për ta kapur këtë mundësi, Mbretëria e Bashkuar duhet të investojë në një “Debat Popullor”, që çon, në kohë, në një “Vendim Popullor”.
Debati Popullor duhet të trajtojë gjashtë çështje: kushtetuta britanike, duke përfshirë krijimin e një parlamenti anglez apo asambletë të shumta rajonale angleze; sistemin zgjedhor dhe rolin e referendumeve; çështja irlandeze, duke përfshirë mundësinë e sovranitetit të përbashkët britanik-irlandez mbi Irlandën e Veriut; migracionin dhe lirinë e lëvizjes; modelin ekonomik të Britanisë; dhe natyrisht marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Për të qenë demokratik, Debati Popullor duhet të zhvillohet në asambletë rajonale, që çon në një konventë kombëtare, ku një menu zgjidhjesh finalizohet para se Parlamenti i ardhshëm t’i përkthejë ato në pyetje referendumi që do të bëjnë të mundur Vendimin Popullor deri në vitin 2022. Kështu, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të sigurojë një periudhë tranzicioni pasi vendi të largohet zyrtarisht nga BE më 29 mars, e cila duhet të zgjasë të paktën derisa populli të mund të vendosë tre vjet më vonë.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar duhet të mbetet në bashkimin doganor të BE-së dhe në tregun e vetëm, me lirinë e lëvizjes dhe të drejta të plota për shtetasit e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar. Pastaj, në vitin 2022, zgjedhësit mund të zgjedhin nëse do të qëndrojnë në bashkësinë doganore dhe tregun e vetëm, do të dalin krejtësisht apo do të aplikojnë për të rihyrë përsëri në BE si një anëtar i plotë.
Kur pakënaqësia është aq e madhe sa është sot në Britani, demokracia e bollshme është mundësia e vetme. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe