LAJMI I FUNDIT:

Ta dëshmosh rënien e Murit të Berlinit…

Ta dëshmosh rënien e Murit të Berlinit…

Mark Power rastisi të jetë në Berlin, në natën kur 30 vjet më parë ra Muri që ndau një komb.

“Fotografët janë aq të fuqishëm sa që bëhen kujtim për veten e tyre. Kështu, kujtimi im i Berlinit të asaj nate janë këto fotografi bardhezi”, thotë Mark Power për BBC.


Power rastisi të jetë në qytetin gjerman natën e 9 nëntorit 1989, kur dëshmoi ditët më të rëndësishme që pasuan: duke bërë foto të gëzimit – dhe konfuzionit – të berlinerëve lindorë dhe perëndimorë.

“Kur hidhesh në një ngjarje të madhe si kjo, është e vështirë të dish të reagosh… Vazhdova të fotografoja gjithçka me një ndjenjë të çuditshme, sikur u përplasa në derën e një gostie ku nuk isha i ftuar”, thotë ai.

Në videon e mëposhtme, Power flet për njerëzit që vallëzonin në majë të Murit dhe pse zgjodhi të shkonte në Berlinin Lindor në vend që të qëndronte me pjesën tjetër të shtypit.

Videon mund ta shihni: KËTU. /Telegrafi/