LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Të tregojmë unitetin e përbashkët mes BE-së dhe Kosovës

Szunyog: Të tregojmë unitetin e përbashkët mes BE-së dhe Kosovës

Në takimin e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është premtuar për bashkëpunim në projekte të reja, dhe për një mirëqenie më të mirë sociale mes BE-së dhe kësaj komune.

Ambasadori Szunyog, ka thënë se këto vizita janë të rëndësishme, pasi që sipas tij në këtë mënyrë shprehet uniteti dhe veprimi i përbashkët mes Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

“Është një aktivitet shumë i rëndësishëm për ne, sepse dëshirojmë të tregojmë unitetin dhe veprimin e përbashkët mes BE-së karshi Kosovës. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, sfidat që përballet komuna për furnizim me rrymë elektrike dhe ujë, që do të bëjë jetën më të mirë për qytetarët. Edhe për çështjen e sigurisë dhe bizneset për interesat e tyre, e përfshimë pak edhe futbollin. Biseduam edhe për çështjen e arsimit dhe regjistrimin e popullsisë”, ka thënë Szunyog.


Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shtuar se në takimin e tij me ambasadorin Szunyog është biseduar rreth zhvillimit ekonomik, shtimin e popullsisë, mjekësinë dhe sportin në këtë komunë.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik në komunën e Suharekës, për shtimin e popullatës, mjekësinë, edhe për sportin, dhe për një bashkëpunim shumë të mirë. Ne morëm përkrahjen e BE-së për projekte të reja dhe do të jemi bashkë për një mirëqenie speciale më të mirë”, ka shtuar Muharremaj.

Pas vizitës në Komunën e Suharekës, ambasadorët e BE-së kanë vizituar tri kompani në zonën industriale, të cilët kanë fituar grand nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Dy nga tre kompani janë të mbështetura nga BE, vetëm një nga BERZH, kompania Metal “FIX”.

I kënaqur me bashkëpunimin me BE-në, pronari i kësaj fabrike, Burim Devetaku është shprehur se me ndihmën e tyre është investuar në makineri moderne ku 80 për qind janë në tregun e jashtëm.

“Me ndihmën e tyre ne kemi investuar shumë në makineri moderne ku 80 për qind janë për tregun e jashtëm. Një ndihmesë të madhe na ka dhënë edhe Kuvendi Komunal. Numrin e nxënësve e ndanë shkolla 4-5 nxënës çdo vit aftësohen më shumë për punë”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Szunyog, ka theksuar se në këto kompani punësohen edhe nxënës të shkollave profesionale që Kosova të ketë fuqi punëtor të kualifikuar.

“80 për qind e prodhimit që bëhet në këtë kompani eksportohet jashtë vendit në shtetet e BE-se. Kjo kompani tashmë punëson 15 punëtorë edhe eksporton prodhim. I trajnojnë edhe nxënësit e shkollës profesionale që të dinë dhe të punojnë këtu, dhe kjo është një arsye shtesë që Kosova po mundohet të zgjerojë rrjetin e shkollave profesionale në mënyrë që të ketë fuqi punëtore të kualifikuar”, ka theksuar Szunyog.

Të pranishëm në këto vizita ishin edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, Ambasadori i Francës, Olivier Guero, Ambasadori italian, Antonello De Riu si dhe përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të BE-së. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori