Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Tomáš Szunyog, ka kërkuar të punohet për bindur Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave, megjithëse thotë se Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për largimin e regjimit të vizave.
Ai para krerëve institucional, në foltoren e Kuvendit ka kërkuar të zbatimin e gjitha marrëveshjeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Zonja Von Der Leyen ka qenë e qartë në këtë pikë, Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Propozimi është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Unë llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë ai në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.
Sipas tij, është e rëndësishme që të punohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë.
“Rëndësia që të punoni në mënyrë konstruktive dhe të përmbaheni nga retorika, duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet që i keni arritur dhe nënshkruar të kalurën. Po ashtu duhet të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të ecë përpara drejtë integrimit evropian”, shtoi ai.
Duke folur për zbatimin e MSA-së, ambasadori Szunyog, tha sa më shumë që Kosova zbaton reformat aq më afër do të jetë standardeve të BE-së.
“Sa më shumë që zbaton MSA-në, Kosova aq më afër do të jetë me standardet e BE-së dhe do të ketë më shumë mundësi për investime. Takimi i ditës sotme dhe raporti i fundit për Kosovën ofron një mundësi të mirë për punën që është bërë në kuadër të kësaj marrëveshje në rajon”, theksoi Szunyog.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri